LAJMI I FUNDIT:

Turistët tregojnë momentin e tmerrshëm të përplasjes së aeroplanit me shkëmbin (Video)

Turistët tregojnë momentin e tmerrshëm të përplasjes së aeroplanit me shkëmbin (Video)

Studenti që ndodhej në bordin e një aeroplani të lehtë, bashkë me shtatë turistë tjerë, ka treguar momentin e tmerrshëm të përplasjes, me një pjesë shkëmbore në Kirgistan.

Ngjarja që ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, është shpërndarë tani, për të treguar frikën që pësoi ai, duke menduar se do të varrosej për së gjalli, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi si pasojë e terrenit të papërshtatshëm në një maje mali në Khan Tengri, kur piloti nuk po mund të aterronte në hapësirën me rërë dhe akull.


Në një moment, studenti i lënduar që njihet vetëm si David, 22-vjeçar nga Berlini, vërejti se këpucët i ishin zhytur në vajguri, teksa në njërën këmbë e kishte një të lënduar të shtrirë në këmbë.

“Nisëm të bënim panik, sepse po qëndronim në vajguri, ndërsa fakti se mund të varrosesha për së gjalli, mundimet i bënte edhe më të mëdha” ka thënë David.

Megjithëse asnjëri nuk pësoi me jetë, një 37-vjeçare nga Polonia u paralizua nga mesi e poshtë, teksa tre të tjerë pësuan lëndime serioze.

Së bashku me Davidin, në bord ishte edhe shoku i tij Robin, katër turistë nga Japonia, katër anëtarë ekuipazhi, një asistent mjekësor dhe udhëheqësi i grupit të vizitorëve. /Telegrafi/