LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u nuk zmbrapset: Nuk kompensohen orët e humbura gjatë grevës

SBASHK-u nuk zmbrapset: Nuk kompensohen orët e humbura gjatë grevës
Foto: Arkiv

Përkundër afatit të dhënë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, që SBASHK-u të reflektojë për të kompensuar orët e humbura gjatë grevës, kjo sindikatë vazhdon të refuzojë një gjë të tillë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë për KosovaPress se nuk do të ndërrojnë qëndrimin e tyre derisa Gjykata Themelore në Prishtinë të marrë vendimin për padinë që i kanë bërë ministrit Bytyqi.


“SBASHK-u ka qëndrim nga Këshilli Drejtues që orët e humbura në grevë nuk kompensohen derisa Gjykata Themelore në Prishtinë të vendosë lidhur me padinë që i kemi bërë ministrit Bytyqi”, ka thënë ai.

Jashari thotë se një gjë të tillë nuk ua obligon as ligji.

“Ligji i grevave nuk na obligon për t’i mbajtur orët dhe konsiderojmë se kësaj here orët nuk do të kompensohen”, ka shtuar ai.

Ministri Shyqyri Bytyqi ka marr vendim që 15 ditët mësimore të humbura gjatë grevës në arsim të kompensohen, do të punohet 5 të shtune, 5 ditë të kompensohen me pushimin pranveror dhe për 5 ditë të shtyhet përfundimi i vitit mësimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori