LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe publikon pamjet e përleshjes ndërmjet Sllobodan Petroviqit dhe zyrtarit të partisë së tyre (Video)

Lista Serbe publikon pamjet e përleshjes ndërmjet Sllobodan Petroviqit dhe zyrtarit të partisë së tyre (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq ka thënë se është sulmuar sot në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

“Jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese, pasi që edhe ju e dini se muajve të fundit personalisht ditëve të fundit, ndaj meje dhe partisë që unë e udhëheq është bërë një fushatë e egër”, ka thënë Petroviq.


Ai ka shtuar se personi i cili e sulmoi është Milan Kostiq, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Petroviq tha se ky sulm nuk është i rastit, dhe se ata nuk mund ta frikësojnë, përcjell Telegrafi.

Përkundër kësaj, në një reagim të Listës Serbe pretendohet se është pikërisht Milano Kostiq ai që është sulmuar nga ana e Sllobodan Petroviqit.

Kështu, siç thuhet ndër tjerash, Lista Serbe ka kërkuar që “policia dhe prokurorët të marrin të gjitha veprimet e nevojshme që Sllobodan Petroviq dhe Boban

Stankoviq të ndiqen dhe të dënohen, sepse kjo sjellje është absolutisht e papranueshme”.

Ndërkohë, është pikërisht Lista Serbe, ajo e cila ka publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet “sulmi nga ana e Sllobodan Petroviq në anëtarin e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori