LAJMI I FUNDIT:

Inxhinierët në Kosovë njihen me risitë teknologjike të Autodesk-ut (Video)

Inxhinierët në Kosovë njihen me risitë teknologjike të Autodesk-ut (Video)

Me një pjesëmarrje prej 300 inxhinierësh të sektorit publik dhe privat, për herë të parë në Kosovë u mbajt ngjarja më e madhe për inxhinierë në industrinë e arkitekturës, ndërtimit, medieve, argëtimit dhe prodhimit e fokusuar në ofrimin e informatave më të fundit për Building Information Modeling.

City Computer shpk në bashkëpunim me Autodesk para pjesëmarrësve në ngjarjen “BIM: Pse, përfitimet dhe risitë”, prezantuan përfitimet dhe risitë e zhvillimit dhe në zgjidhjet e ofruara nga kompanitë.

Drejtori ekzekutiv i City Computer shpk, Sabri Murati, tha se në këtë ngjarje u prezantuan risitë teknologjike në inxhiniering.


Sabri Murati, drejtor ekzekutiv i City Computer shpk

“Pas bashkëpunimit disa vjeçar që kemi me kompaninë e mirënjohur në botë për softuer inxhinierikë Autodesk, kemi menduar se është e rrugës që të organizojmë një ngjarje e cila do të jetë një njoftim rreth të rejave që janë duke ndodhur në industritë dhe teknologjitë e arkitekturës dhe të ndërtimit”, tha Murati.

Ai tregoi se City Computer shpk ofron trajnime dhe certifikime të drejtpërdrejta nga gjiganti i softuerit inxhinierik Autodesk.

“Tek aspekti i trajnimeve është me interes të potencohet se është një trajnim, i cili certifikimi pas trajnimeve është i njohur në të gjithë botën dhe është i pranuar nga të gjitha kompanitë private apo institucionet shtetërore në botën e zhvilluar. Kjo do të ishte me interes për inxhinierët e vendit tonë që kanë një mundësi të certifikimit pa pasur nevojë të dalin jashtë territorit tonë të Kosovës dhe të shpenzojnë mjete”, tregoi drejtori ekzekutiv i City Computer shpk, Sabri Murati.

Ndërsa, drejtori i Departamentit të Inxhinieringut në Ministrinë e Administratës Publike, Arif Daka, tha se ka shumë rëndësi që inxhinierët të specializohen në fushën e caktuar.

Arif Daka, drejtor i Departamentit të Inxhinieringut në Ministrinë e Administratës Publike

“Në prezantim dëgjova për qendrën e trajnimeve, e cila është shumë e rëndësishme, pa njerëz të specializuar në fushën e caktuar nuk mund të zhvillohet një projekt i caktuar”, tha Daka.

Building Information Modeling është një proces i bazuar në modelin inteligjent 3D që u ofron profesionistëve të arkitekturës, inxhinierisë dhe ndërtimit (AEC) njohuri dhe mjete për të planifikuar, dizajnuar, ndërtuar dhe menaxhuar në mënyrë më efikase ndërtesat dhe infrastrukturën.

BIM krijon efikasitet dhe përdoruesit do të marrin disa përfitime. Ju do të kuptoni disa nga vlerat më të mëdha të BIM-it përmes potencialit të saj për të shkurtuar kohen në punë, si ri-kyçja e informacionit në modele ose ndryshimet në këtë fushë. Ndërsa përdoruesit bëhen më të aftë, mundësitë për të përmirësuar produktivitetin janë më të theksuara.

Mbahet ngjarja më e madhe për inxhinierë
Lexo po ashtu Mbahet ngjarja më e madhe për inxhinierë

City Computer shpk me seli në Prishtinë është themeluar në vitin 2004. Në kuadër të kompanisë operon qendra trajnuese “IT&CAD Training Center”.

Partneriteti mes City Computer shpk dhe Autodesk është në tri fusha: partneritet në fushën e shitjes së licencave si Autodesk Reseller, partneritet në fushën e trajnimeve si Autodesk Authorised Training Center dhe në fushën e certifikimeve si Certiport Authorised Testing Center.