LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur nga sulmi në Utrecht, policia holandeze gjen një letër në veturën e sulmuesit

Tre të vdekur nga sulmi në Utrecht, policia holandeze gjen një letër në veturën e sulmuesit

Autoritetet holandeze ende po përpiqen të përcaktojnë motivin pas një incidenti me të shtëna në një tramvaj në qytetin holandez të Utrecht në të cilin u vranë tre vetë.

“Deri më tani, një motiv terrorist është duke u marrë seriozisht, bazuar në një letër të gjetur në makinën e arratisjes midis të tjerave dhe natyrën e fakteve”, u tha të martën në një deklaratë të përbashkët të policisë dhe prokurorisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

I dyshuari kryesor i lindur në Turqi, Gokmen Tanis, 37 vjeç dhe dy burra të panjohur nga Utrecht, të moshës 23 dhe 27 vjeç, mbeten në paraburgim.


Policia gjeti një veturë Renault Clio, pas sulmit të së hënës, me të cilin ata thanë se sulmuesi kishte ikur.

Tre të vdekur nga sulmi në Utrecht, policia holandeze identifikon të dyshuarin (Foto/Video)
Lexo po ashtu Tre të vdekur nga sulmi në Utrecht, policia holandeze identifikon të dyshuarin (Foto/Video)

Tre personat që vdiqën nga të shtënat ishin një grua 19 vjeçare, si dhe dy burra të moshës 28 dhe 49 vjeç.

“Deri tani hetimi ynë nuk ka krijuar asnjë lidhje midis të dyshuarit kryesor dhe viktimave”, shtoi policia dhe prokurorët.

Raportet e medias holandeze dhe turke kishin raportuar më parë se një mosmarrëveshje familjare mund të ketë qenë motivi për të shtënat.

Megjithatë, policia dhe prokurorët thanë se “motive të tjera nuk përjashtohen, po hetohen gjithashtu”. /Telegrafi/