LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur nga sulmi në Utrecht, policia holandeze identifikon të dyshuarin (Foto/Video)

Tre të vdekur nga sulmi në Utrecht, policia holandeze identifikon të dyshuarin (Foto/Video)

Tre persona kanë mbetur të vrarë pas të shtënave në një tramvaj në qytetin holandez të Utrechtit, ka thënë kryebashkiaku i qytetit, shkruan bbc, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur tutje, nëntë persona të tjerë janë të plagosur në një incident të cilin policia thotë se duket të jetë një sulm terrorist.


Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se janë në kërkim të një turku 37-vjeçar të quajtur Gokmen Tanis dhe i ka paralajmëruar njerëzit që të mos i afrohen atij.

Shkollat janë mbyllur dhe siguria është rritur ndërsa policia kundër terrorizmit punon për të gjetur personin e armatosur.

“Ne nuk mund të përjashtojmë një motiv terrorist”, tha një konferencë për shtyp të hënën, koordinatori holandeze kundër terrorizmit Pieter-Jaap Aalbersberg.

“Shumë është ende e paqartë në këtë pikë dhe autoritetet lokale po punojnë shumë për të vendosur të gjitha faktet”, tha z. Aalbersberg.

Ai shtoi se kishte patur të shtëna në “vende të ndryshme”, por nuk shtjelloi se ku ishin këto. /Telegrafi/

———————————————————

Një i vdekur dhe disa të plagosur në sulmin e mundshëm terrorist në një tramvaj në Utrecht të Holandës (Foto/Video)

Një person i armatosur hapi zjarr në një tramvaj në qytetin holandez të Utrehtit të hënën, duke vrarë të paktën një person dhe plagosur disa të tjerë, në atë që zyrtarët thanë se ishte një incident i mundshëm terrorist.

Siç shkruan AFP, përcjell Telegrafi, një trup i mbuluar thuhet se u pa në tokë kur policia e armatosur dhe shërbimet emergjente rrethuan vendin e ngjarjes, në një nga qytetet më të mëdha në Holandë.

Policia tha se sulmuesi ishte ende në arrati pas incidentit.

Ndërkohë, kryeministri hollandez Mark Rutte anuloi një takim me koalicionin e tij në pushtet dhe u informua për situatën, thanë zyrtarët.

Policia më vonë tha se “një motiv i mundshëm terrorist është pjesë e hetimit”. /Telegrafi/

———————————————————

Të shtëna me disa të lënduar në Utrecht të Holandës – jepen detajet e para (Foto/Video)

Pas raportimeve për të shtëna në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës, kanë filluar të dalin edhe informatat e para.

Njëri ndër to, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është se sulmi ishte realizuar nga dy persona, të cilët tanimë janë në kërkim.

Ndërkohë, policia e qytetit ka bërë të ditur se “Janë duke hetuar rastin dhe se një motiv i mundshëm terrorist është pjesë e hetimit”. /Telegrafi/

———————————————————

Disa të plagosur pasi një “burrë hap zjarr në një tramvaj” në Utrecht të Holandës (Video)

Njerëz të shumtë janë qëlluar me armë në një tramvaj, pasi “policët anti-terror” janë në kërkim të një armatosuri në qytetin holandez të Utrehtit.

Duke u thirrur në deklarata të policisë, mediat raportojnë se “një incident me të shtëna është raportuar, dhe ka disa të plagosur”, përcjell Telegrafi.

Sipas gazetarëve vendas në vendngjarje, dëshmitarët raportuan një njeri në një tramvaj në rrugën për në Utrecht CS duke nxjerrë një armë dhe qëlluar në drejtim të disa njerëzve.

Siç raporton TheSun, reporterja Yelle Tieleman raportoi se shërbimet emergjente ishin të pranishme dhe se po kryenin ndihmën e parë në tramvaj.

Ai shtoi: “Ende e paqartë se sa viktima. Shërbimet emergjente janë masivisht të pranishme në tramvaj”.

“Viktimat janë marrë [nga] tramvaji dhe janë dërguar në spital”.

“Policia po kërkon shumë për sulmuesin. Zëdhënësi sapo ka konfirmuar se ka ikur”.

Policia e Utreht gjithashtu raportoi në Twitter se tre helikopterë të emergjencës ishin ngritur në vendngjarje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori