Prokurori i Shtetit ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila gjatë një konference për media ditën e djeshme tha se kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ”si bartës i institucioneve të drejtësisë nuk po e zbaton ligjin”, duke iu referuar ushtrimit të funksioneve publike Kryeprokurorit të Shtetit.
Prokurori i Shtetit konsideron se janë deklarata të paqëndrueshme, të pasakta dhe të njëjtat kanë për qëllim cenimin e integritetit të Kryeprokurorit të Shtetit.
“Ia kujtomë deputetes së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, por edhe publikut, opinionin juridik të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), të dhënë më 09.07.2018 në lidhje me kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për ushtrimin e funksioneve publike, ku thuhet se; “Nuk ka konflikt interesi në ushtrimin e funksionit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe funksioneve; Anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Anëtar/ Kryesues i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, Anëtar i Bordit Drejtues të Njësisë së Inteligjencës Financiare, Anëtar i Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe nuk ka konflikt interesi të qenurit Kryetar i Komisionit për Provim të Jurisprudencës”, thuhet në reagimin e Prokurorit të Shtetit.
Prandaj, thekson reagimi, Agjencia Kundër Korrupsionit ka konsideruar se të gjitha angazhimet shtesë të Kryeprokurorit të Shtetit, nuk janë në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit.
“Ushtrimi i këtyre funksioneve nga ana e Kryeprokurorit të Shtetit është në harmoni me ligjet të cilat i kanë miratuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe nëse mendoni që Kryeprokurori i Shtetit nuk duhet t’i ushtrojë këto funksione, atëherë ju si deputet duhet t’i ndryshoni këto ligje. Si deputete e Kuvendit të Kosovës duhet të jeni shembull i mirë i respektimit të ligjeve dhe duhet t’i lexoni mirë vendimet e institucioneve dhe agjencive të tjera ligj-zbatuese, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lëshoheni në deklarata të tilla të cilat kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të institucionit të Prokurorit të Shtetit”, theksohet tutje në reagim.
Prokurori i Shtetit është institucion kushtetues, unik dhe i ndërtuar mbi parime kushtetuese dhe ligjore si i pavarur dhe i paanshëm.
“Mbi këto parime kam punuar edhe unë si Kryeprokuror i Shtetit që nga momenti kur kam marrë detyrën. Andaj, të gjitha përpjekjet nga kushdo qoftë, përfshirë edhe ato politike për të bërë presion të çfarëdo lloji në punën e Prokurorit të Shtetit janë të pa pranueshme dhe ju garantoj se këto përpjekje do të dështojnë”, ka theksuar kryeprokurori Lumezi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë