LAJMI I FUNDIT:

Vaktet familjare të ngrënies: rëndësia e të ngrënit së bashku

Vaktet familjare të ngrënies: rëndësia e të ngrënit së bashku

T’i bindni fëmijët e çfarëdo moshe që të ulen me prindërit për të ngrënë bukë së bashku mund të jetë gjë paksa sfiduese.

Por, ngrënia së bashku me fëmijët e ri apo tinejxherët mund të jetë gjë më e vlefshme sesa ç’mund të mendoni, transmeton telegrafi.

Ekspertja familjare dhe nutricionistja Catherine Lippe ka analizuar rëndësinë e vakteve familjare dhe i ka ndarë disa këshilla se si t’i inkurajoni fëmijët të hanë bashkë me juve në baza ditore.


Përse është e rëndësishme që e tërë familja të hanë së bashku?

Përveç se është një periudhë e mirë për të nxitur biseda mes prindërve e fëmijëve, vaktet familjare janë mundësi e mirë edhe për ta ndërtuar vetëbesimin e fëmijës dhe për ta informuar atë për lloje të ndryshmet ë ushqimeve.

Çfarë ndodh kur familjet hanë ndaras?

Nëse fëmijët hanë bukë ndaras nga prindërit, atëherë përveç se i humbin përfitimet e shoqërimit me prindërit, ata e humbin edhe shembullin që duhet ndjekur.

Ngrënia para televizorit apo para gjërave tjera shpërqendruese nënkupton se fëmijët nuk janë krejtësisht të angazhuar me atë se çfarë janë duke e ngrënë.

Përveç kësaj, ata janë më të prirë të hanë më shumë sesa ç’kanë nevojë.

Prandaj, gjetja e kohës për të ngrënë së bashku me familjen gjatë kohës që diskutoni tema të ndryshme, nënkupton se gjithashtu do të hani më ngadalë, do t’i kushtoni më shumë vëmendje ushqimit dhe do të jeni më të prirë të zhvilloni shprehi të shëndetshme të ngrënies së ushqimit.

Ekspertja rekomandon ta bëni rutinë ngrënien e ushqimit së bashku me familjen, t’i jepni përgjegjësi fëmijës duke e lënë të zgjedh se çfarë dëshiron të hajë herë pas here, por edhe të caktoni kushte ku pajtoheni të gjithë, siç është shmangia e televizorit apo telefonave. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Femra
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Për nënat
Ky model flokësh po rikthehet dhe ne mendojmë që duhet ta provoni!

Ky model flokësh po rikthehet dhe ne mendojmë që duhet ta provoni!

Flokë dhe stil
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia

Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia

Fëmija juaj
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Kalo në kategori