LAJMI I FUNDIT:

Fifi mbulon shtyllën kurrizore me tatuazh domethënës

Fifi mbulon shtyllën kurrizore me tatuazh domethënës

Filloreta Kaçka kohët e fundit ka qenë e përfolur për jetën private dhe sentimentale, ku duket se nuk ka asgjë të re.

Megjithatë, këngëtarja ka një risi sa i përket vizatimeve në trup, ku ka bërë një tatuazh përgjatë shtyllës kurrizore.


Për hir të së vërtetës është një tatuazh i madh për nga përmasat, por gjithashtu edhe domethënien e ka shumë të madhe.

Zeshkania një fotografi me vizatimin e ri e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa ka zbuluar edhe kuptimin e saj.

“Disa herë një engjëll, disa herë problematike, gjithmonë një femër e fortë!”, shkruan në trupin e këngëtares.

Ndryshe, Fifi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm të këtij viti. /Telegrafi/