LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Komisionit të Venecias: Mungesa e Gjykatës Kushtetuesë në Shqipëri ka bërë të miratohen ligje antikushtetuese

Kreu i Komisionit të Venecias: Mungesa e Gjykatës Kushtetuesë në Shqipëri ka bërë të miratohen ligje antikushtetuese

President i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio, ka komentuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.

Buquiçho ka thënë se nga ky vakum përfiton Qeveria e Shqipërisë.

“Gjykatat Kushtetuese duhet të jenë të pavarura, në mënyrë që ata të mbrojnë sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se politikanët janë të prirur t’i sulmojnë këto gjykata, kur nuk u pëlqen gjykimi. Aktualisht, Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Kjo ka rezultuar në situata ku ligje antikushtetuese, nga të cilat përfiton qeveria janë miratuar pa pasur mundësi për ankimim, në dëm të vendit dhe sundimit të ligjit”, është shprehur ai.


Sipas tij prania e sundimit të ligjit duhet të jetë element kyç për të vendosur, nëse një vend pranohet në BE.

“Sundimi i ligjit është një vlerë themelore dhe thelbësore. Një vend duhet të respektojë dhe të promovojë vlerat e përbashkëta duke përfshirë sundimin e ligjit. Shumë vende që dëshirojnë të bashkohen me BE janë larg arritjes së kritereve dhe në disa prej tyre kemi kthim mbrapa”, tha ai, duke shtuar se shtetet kandidate, si Shqipëria, duhet të tregojnë vendosmëri për të ecur përpara me proceset e anëtarësimit në BE.
Vendet aktuale kandidate për në BE janë Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Kandidatët e mundshëm janë Bosnja-Hercegovina dhe Kosova./Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori