LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Kuvendi do të harxhojë rreth gjysmë milion euro për bileta fluturimesh dhe hotele

Maqedoni, Kuvendi do të harxhojë rreth gjysmë milion euro për bileta fluturimesh dhe hotele

Bashkëpunimi ndërkombëtar, takimet, konferencat, seminaret, udhëtime të veçanta lidhur me integrimet në BE dhe NATO, si dhe aktivitetet e rregullta të deputetëve, do të vendosen në shumën prej rreth 430 mijë euro, që për dy vite Kuvendi planifikon t’i harxhojë për bileta fluturimesh dhe vendosje të deputetëve nëpër hotele.

Sipas Byrosë për shpallje publike, në njërin tender prej 13 milionë eurove për 24 muaj, Kuvendi kërkon të angazhojë agjenci që do të kujdeset akomodim në vend dhe jashtë, ndërsa në një tendri tjetër për shumën e njëjtë ka të bëjë me biletat e fluturimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Kuvendi thonë se procedura është transparente dhe se të dy tenderët do të publikohen në faqe-interneti evropiane, në mënyrë që të mund ët konkurrojnë edhe agjenci ndërkombëtare.


“Deri tani çdo sektor i veçantë ka bërë vetë rezervime në hotel, janë bërë rezervime me kartela, ndërsa tani nuk do të bëhet kjo. Duhet të përmbushen kushtet: minimum yje, hoteli të jetë 1 kilometër larg vendit të ngjarjes dhe duhet të ketë tre oferta, që do të thotë se do të zgjidhet ajo më ekonomike dhe që i plotëson kushtet”, thonë nga Kuvendi.

Ata shtojnë se një pjesë e mjeteve janë donacion nga Agjencia zviceriane për zhvillim, duke shtuar se nuk është e obliguar që të gjitha mjetet të harxhohen. Por do të varet nga aktivitetet ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të Kuvendit, vitin e kaluar për bileta aeroplani janë harxhuar 5.687.163 denarë, ndërsa për akomodim 5.258.000./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori