Në ceremoninë e përmbylljes së projektit të KUSA-s, “Eliminimi i barrierave për mundësi të barabarta”, u diskutua për rëndësinë e rolit të gruas në pozita vendimmarrëse dhe punësimin e grave, duke i dhënë fund diskriminimit gjinor në Kosovë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se Kosova arrin sukses kur gratë udhëheqin, dhe se sipas tij, shembull i tillë i udhëheqjes së fuqishme është ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila siç tha ai ka zhvilluar një fushatë për njohjen e Kosovës në botë, dhe për të drejtat e grave të dhunuara.
“Me 18 për qind të grave në fuqi punëtore, Kosova ka pjesëmarrjen e ulët të grave në punë. Kjo nuk është sfidë vetëm në Kosovë. Burrat përreth jush nuk po presin derisa janë tamam të gatshëm për të aplikuar për një punë, hulumtimet kanë treguar se gratë aplikojnë vetëm kur i plotësojnë të gjitha kushtet. Njerëzit që janë në pozita udhëheqëse e kanë obligim të ndihmojnë brezin e ardhshëm, se t’u japin dorën atyre që janë më poshtë. Jam i bindur qe Kosova do të përparojë në barazi gjinore”, u shpreh diplomati amerikan.
Ndërsa, ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se përmes këtij projekti ofrohet mundësi për të ndjekur trajnime në fusha të ndryshme në rrethanat aktuale në Kosovë.
“Diskriminimi në baza gjinore dekurajon gruan në Kosovë. Ka shume raste kur në intervista pune gratë pyeten për statusin familjar. Gratë diskriminohen në punë. Gjinia determinon edhe pagën, paguhen më pak se burrat. Gjatë karrierës sime jam përpjekur të inkurajoj gratë, duke mbështetur ambiciet profesionale të grave”, ka thënë Jahjaga. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit