LAJMI I FUNDIT:

Policia bastis dy shtëpi pas sulmit në Zelandën e Re

Policia bastis dy shtëpi pas sulmit në Zelandën e Re
Foto: Adam Dean-The New York Times

Policia ka bastisur dy shtëpi në Australi, në kuadër të hetimeve të lidhura me sulmin në dy xhami në Cristchurch të Zelandës së Re.

Pesëdhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të premten.

Australiani, Brenton Tarrant, 28 vjeçar, është akuzuar për vrasje. Ai besohet të ketë kryer i vetëm sulmet.


Autoritetet në Uellsin e Ri Jugor kanë kërkuar në prona të paidentifikuara mëngjesin e së hënës.

“Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që të kemi material që mund t’i ndihmojë policisë së Zelandës së Re gjatë hetimeve”, ka thënë policia e Uellsit të Ri Jugor.

Mediat australiane kanë raportuar se njëra nga shtëpitë i përket motrës së Tarrant. Policia ka thënë se familja e tij në Australi është duke ndihmuar në procesin e hetimeve.

Brenton Tarrant është paraqitur para gjykatës në Zelandë të Re të shtunën.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është zotuar se do të ndryshojë ligjin për armët, pas incidentit që është konsideruar si sulmi më i rëndë në historinë e këtij kombi./rel/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori