LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët për kryetar shteti në terren, KShZ pret kandidaturat deri më 21 mars

Kandidatët për kryetar shteti në terren, KShZ pret kandidaturat deri më 21 mars

Kush do të kandidojë për kryetar shteti do të duhet të dihet deri më 21 mars kur është edhe afati i fundit për paraqitjen e kandidaturës në KShZ. Të gjitha aktivitetet e kandidatëve deri atëherë nuk do të konsiderohen si aktivitet zgjedhore.

Në garën për të parin e shtetit deri tani nënshkrime kanë mbledhur, Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Gordana Siljanovska Davkova nga OBRM-PDUKM dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga dy partitë në pushtet LSDM dhe BDI.

Tre kandidatët mblodhën më 10.000 nënshkrime për kandidaturat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


KShZ deri më 19 mars u dorëzon Listën Zgjedhore partive politike. Brenda 5 ditëve, partitë politike kanë të drejtë të kërkojnë futjen, shtimin dhe fshirjen e të dhënave. Pas kësaj, brenda tre ditëve, KShZ do të vendos. Kundër vendimit, partitë politike kanë të drejtë të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Administrative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

53.972 votues janë kontrolluar në afatin ligjor, për 517 qytetarë është marrë vendim për regjistrim ndërsa për 412 vendim për fshirje. Për 120 persona është bërë ndryshimi i të dhënave në listë.

Në cilin numër rendor do të gjendet kandidatët KShZ do të vërtetojë më 25 mars. Fushata ku kandidatët do të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve nisën më 1 prill do do të zgjasë deri më 19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori