LAJMI I FUNDIT:

Burrit tim, që s’është më!

Burrit tim, që s’është më!

Zemra ime,

Më kujtohen mirë të gjitha ngjarjet që na çuan në ditën e cila ndryshoi jetën time përgjithmonë. Ajo ditë që u shndërrua në më tmerrshmen të jetës sime. Mbaj mend se si qeshje teksa mbaje në krahë vajzën tonë dhe ndërkohë luaje me djalin. Mbaj mend se si era të shpërhapte parfumin teksa ktheheshim në shtëpi, pas një ditë të kaluar me miq dhe të afërm.

Mbaj mend tingullin e zërit tënd rrugës për në dyqan dhe gjithçka që u tha e nuk u tha gjatë kthimit në shtëpi. Mbaj mend se si dola me fëmijët nga makina dhe ti shkove tutje, për te furgoni i punës. Mbaj mend të qarën e fëmijëve që më tërhoqi vëmendjen nga ti dhe më futi brenda. Po kështu mbaj mend zhurmën që më shtyu të vrapoja jashtë. E mbaj mend ekzaktësisht se si u duke në ato çaste dhe oh, më dhemb shpirti. Mbaj mend klithmat e mia për ndihmë, tingëlloja si dikush që s’e njihja.


Ajo çfarë nuk mbaj mend është nata që pasoi. Të jem e ndershme me ty, nuk mbaj mend as javën në vijim. Mbaj mend lotët e mi, vizitat e shumta dhe se si mendoja që ti nga momenti në moment mund të trokisje në derë. Mbaj mend se kisha shumë gjëra për të bërë, por s’mbaj mend se çfarë bëra.

Besomë, orët e para isha krejt e mpirë, derisa kur ty të mbuloi dheu. Aty ndryshoi çdo gjë! Çfarë s’do harroj kurrë nga ajo natë është dhimbja, hidhërimi, konfuzioni i papërshkrueshëm dhe ndërgjegjësimi se shpirt, ti ike përgjithmonë! Unë? Unë s’kisha asgjë çfarë mund të bëjë.

Kam mësuar shumë gjëra këto kohë. Kam mësuar si është të jetosh pa njeriun që s’jeton dot. Në fakt s’është jetesë, është mbijetesë. Dhe unë mbijetoj për ata, fëmijët tanë. Kam mësuar se kur tragjedia të ulet këmbëkryq në shtëpi, në këtë botë ka ende njerëz të mirë. Njerëz që të ndihmojnë, të mbajnë afër dhe të duan të qeshur.

Kam mësuar se në fund janë gjërat e vogla ato që të mungojnë më së shumti. Zëri yt kur ishe i lumtur, bisedat tona të vona dhe mënyra se si më puthje ballin çdo ditë, para se të shkoje në punë. Kam mësuar se nuk dua të jem pa ty. Kam mësuar se nuk dua të jem një nënë e vetme, se s’dua të jem e vetme, por që s’dua as të kem dikë tjetër në jetë.

Kam mësuar se është rraskapitëse t’i rrisësh fëmijët e vetme, veçanërisht kur ti nuk ishe përgatitur për diçka të tillë. Kam mësuar se djali ynë është i mërzitur me ty, dëshiron të të shohë por ti nuk je. I them se babi është në Parajsë por ai ngre kokën dhe më sheh me ca sy që a thua se jam e çmendur.

Kam mësuar se e vogla jonë, pavarësisht se (ndoshta) nuk e di çfarë ka humbur, ndjen se gjërat kanë ndryshuar. Rreth orës pesë ose gjatë mbasdite nis dhe grindet dhe unë e di pse. Sepse e para gjë që bëjë ti sapo vije nga puna ishte të laje duart, të hiqje këmishën dhe ta mbaje në krahë. Asaj i mungon dhe do t’i mungosh akoma me shumë me kohën.

Kam mësuar gjithashtu se me dhimbjen vjen edhe dëshira e madhe. Dëshira që gjithçka të shkojë mirë. Dëshira që gjithçka të jetë ashtu siç ishte, ose siç mund të ishte. Qaj për planet tona, për udhëtimet që s’do bëhen kurrë, për shtëpinë që s’do jetë asnjëherë “e jona”. Trishtohem sa erë mendoj kopshtin, shkollën, diplomimin, dasmën ose nipërit/mbesat. Kam mësuar se jeta ime s’do jetë kurrë e njëjta.

Dy gjëra të tjera që kam mësuar është se pikëllimi i vetëvrasjes është ndryshe nga thjesht pikëllimi dhe se pyetja PSE është ajo që urrej më shumë. Mënyra se si ti zemër ike nga kjo jetë më torturon çdo ditë nga pyetjet e njerëzve që kërkojnë të dinë çfarë nuk shkoi? Përse e shkele këmbëzën e armës? Kështu e torturoj veten për çdo natë duke menduar se unë, po të dija, do mund ta kisha ndalur gjithë këtë.

Shoh fotografitë tona bashkë dhe përpiqem të zbuloj diçka më shumë pas buzëqeshjes tënde apo puthjeve tona. E dije që një ditë do ta bëje këtë? Çfarë të mundoi zemër? Përgjigjja e vetme që me vjen në mendje është se jo, ti nuk planifikove asgjë. Pjesës tjetër s’do mundem dot ta di.

Me vdekjet “normale” nuk ka të tilla pyetje; ndaj më lejo të them se jam xheloze për këdo që humb burrin/gruan në mënyra që ne i konsiderojmë krejt normale. Sa e çuditshme, s’e mendoja kurrë që do ta thoja diçka të tillë. Jam KEQ! Megjithatë ngushëllohem me fëmijët dhe përpiqem (të betohem, me gjithë shpirt) që të mos e pyes më veten për çdo gjë që ndodhi. Po përpiqem të bëj diçka, të mbijetoj.

Të dua. Zot sa më mungon!

Përgjithmonë.

Në trend Femra

Më shumë
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kalo në kategori