LAJMI I FUNDIT:

Jessica Canseco: Nuk kam shkuar me Alexin, J.LO të rri e qetë

Jessica Canseco: Nuk kam shkuar me Alexin, J.LO të rri e qetë

Jennifer Lopez i ka thënë po martesës me Alex Rodriguezin gjatë javës së kaluar në Miami.

Por, gëzimi i tyre nuk zgjati as 48 orë kur ish-sportisti u akuzua për tradhti ndaj të fejuarës.


Në fakt, ish-shoku i skuadrës së Rodriguezit, Jose Canseco e akuzoi se ka tradhtuar me ish-gruan, Jessica Canseco.

Kjo e fundit e gjendur përballë presionit të madh ka reaguar përmes llogarisë personale në Twitter duke i hedhur poshtë të gjitha spekulimet.

“Jose po bën akuza false. Unë e njoh Alex prej shumë vitesh dhe nuk e kam parë për të paktën 5 vite. Sigurisht që nuk kam fjetur me të”, tha ajo duke sqaruar se i ka marrëdhëniet e mira me ciftin Rodriguez-Lopez.

Ish-miku i Alex Rodriguezit: Ai po e tradhton J.Lo me ish-bashkëshorten time
Lexo po ashtu Ish-miku i Alex Rodriguezit: Ai po e tradhton J.Lo me ish-bashkëshorten time

Nuk munguan edhe disa fjalë për ish-bashkëshortin “Sa për Jose, ai mund të vazhdojë të luajë me miqtë e tij alienë”. /Telegrafi/