LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti britanik kërkon shtyrje të Brexit-it

Parlamenti britanik kërkon shtyrje të Brexit-it

Ligjvënësit britanikë me shumicë votash kanë miratuar vendimin që i lejon kryeministres, Theresa May, të kërkojë nga Bashkimi Evropian shtyerjen e daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kjo nënkupton se Britania mund të mos e braktisë BE-në më 29 mars.

Kryeministrja May thotë se shtyrja mund të jetë në afat prej tre muajsh, deri më 30 qershor, nëse ligjvënësit e votojnë marrëveshjen për këtë çështje javën tjetër.


Nëse ata e kundërshtojnë marrëveshjen për shtyrje tre mujore atëherë May tha se do të kërkojë shtyrje më të gjatë, mirëpo për këtë, duhet të pajtohen 27 vendet anëtare të BE-së, përcjell rel.

Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja ka hyrë në një periudhë të paqartësisë së madhe pasi parlamenti britanik rrëzoi dy marrëveshje që parashihnin modalitetet e daljes së vendit nga BE-së.

Marrëveshjet ishin arritur përmes negociatave të qeverisë britanike të udhëhequr nga Theresa May dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë të mërkurën, ligjvënësit britanikë kanë votuar kundër largimit nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje paraprake.

Në trend Botë

Më shumë
​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

Serbia
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Amerika
Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun në krizë? Netanyahu deklaron se nuk do t'i tërheq trupat nga Libani

Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun në krizë? Netanyahu deklaron se nuk do t'i tërheq trupat nga Libani

Azia
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Fillon greva e përgjithshme në Serbi - Vuçiq nuk po i përmbush katër kërkesat e studentëve

Fillon greva e përgjithshme në Serbi - Vuçiq nuk po i përmbush katër kërkesat e studentëve

Serbia
Vuçiq nuk ka asnjë përgjigje ndaj grevës së përgjithshme, del para popullit dhe e lavdëron veten

Vuçiq nuk ka asnjë përgjigje ndaj grevës së përgjithshme, del para popullit dhe e lavdëron veten

Serbia
Kalo në kategori