LAJMI I FUNDIT:

KDI: Ligji për Dialog tenton të përcaktojë hierarkinë institucionale

KDI: Ligji për Dialog tenton të përcaktojë hierarkinë institucionale

KDI ka realizuar takime të ndara me dy grupet parlamentare të opozitës, përkatësisht Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen ku ka diskutuar lidhur me analizën e KDI-së mbi Ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Përmes një komunikate për media, thotë se në këtë analizë ka adresuar një sërë çështjesh dhe një sërë rekomandimesh të cilat do të duhej të adresoheshin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës para votimit të këtij ligji në Kuvend.

“Kjo analizë është ndarë edhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes postës elektronike para votimit të ligjit në leximin e dytë. Mirëpo, asnjë nga këto çështje nuk janë adresuar nga të njëjtit”, thuhet në njoftim.


KDI konsideron se ky ligj aplikon procedurë të veçantë për anëtarin e shoqërisë civile dhe si rrjedhojë aplikon standard të dyfishtë.

“Kjo e vë në pikëpyetje pozitën e këtij anëtari të delegacionit me anëtarët e tjerë, të cilët duhet të votohen nga Kuvendi. Në këtë analizë ndër të tjera kemi gjetur se ky ligj tenton të përcaktojë hierarkinë institucionale, të prek ndarjen e pushteteve dhe mënyrën e vendimmarrjes së institucioneve kushtetuese të Kosovës, duke synuar kalimin e kompetencave nga institucionet kushtetuese tek Delegacioni Shtetëror”, thuhet tutje.

Sipas analizës, ligji gjithashtu lë hapësirë në mënyrën e mbikëqyrjes parlamentare të procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe të vet punës së Delegacionit Shtetëror duke i dhënë mandat vetëm një Komisioni Ad Hoc.

Kujtojmë gjithashtu se ​dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe LDK, nesër, e premte, do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Dialogun, i miratuar një javë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kokaina nga Amerika Latine e fshehur në lëkurë gjedhësh përpunohej në laboratorin e Fushë Krujës, 10 të arrestuarit dalin në GJKKO

Kokaina nga Amerika Latine e fshehur në lëkurë gjedhësh përpunohej në laboratorin e Fushë Krujës, 10 të arrestuarit dalin në GJKKO

Lajme
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Lajme
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme
Kalo në kategori