Serbeze Dança nga Peja, vuan nga sëmundja e Leukemisë Myelofibro Tike, diagnozë kjo e përcaktuar nga Instituti i Patologjisë në QKUK. Blerja e terapisë së nevojshme është shumë e shtrenjtë dhe familja e saj nuk e përballon çmimin e lartë të saj.
Djali i saj, Ylli Dança në një prononcim për Telegrafin ka treguar se ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’ia sigurojë terapinë mirëpo këta të fundit sipas tij, i kanë kthyer përgjigje se ilaçi i nënës së tij, nuk është në listën e barnave esenciale.
Sipas tij, në një dokumentacion të cilin ai e posedon i vulosur nga ana e tre mjekëve Hematolog, si dhe nga Drejtori i Klinikës, tregon që ky preparat nuk gjendet brenda barnatores qendrore në QKUK.
Telegrafi ka kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht me zyrën e komunikimit publik, të cilët thanë se pacientja në fjalë ka nevojë për ilaçin Ruxolitinib, i cili nuk është pjesë e listës së barnave esenciale në fuqi.
Ata thanë se Ministria dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore përmes kontratave publike kanë të drejtë të kontraktojnë vetëm barna që janë pjesë e kësaj liste.
Siç thanë ata, ministria është në proces të revidimit të Listës së Barnave Esenciale dhe, pjesë e propozimeve për t’u përfshirë në listën e re që pritet të miratohet pasi të kenë përfunduar punën me të Komiteti teknik, është edhe ky ilaç.
“Ju informojmë se bazuar në informacionet tona, pacientja në fjalë ka nevojë ilaçin Ruxolitinib, i cili nuk është pjesë e Listës së Barnave Esenciale në fuqi. Ministria dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore përmes kontratave publike kanë të drejtë të kontraktojnë vetëm barna që janë pjesë e kësaj liste. Megjithatë, Ministria është në proces të revidimit të Listës së Barnave Esenciale dhe, pjesë e propozimeve për t’u përfshirë në listën e re që pritet të miratohet pasi të kenë përfunduar punën me të Komiteti teknik, është edhe ky ilaç. Do të jetë ky Komitet (i përbërë nga përfaqësues nga klinikat e SHSKUK-së, ekspertë të fushave mjekësore e farmakologjisë, si dhe përfaqësues nga Shoqatat e të drejtave të pacientëve, monitoruar nga shoqëria civile), ai që do të vendos se cilat barna të reja do të përfshihen në listën e re”, ka thënë për Telegrafin, zyrtarë të informimit në këtë ministri.
Ata po ashtu dhanë informacion për të gjithë ata pacientë që vuajnë nga sëmundja e leukemisë, të cilët kanë mundësi aplikimi për trajtim jashtë vendit.
“Për informacion, rastet e leukemisë, të cilat nuk mund të trajtohen në Kosovë, ose që kanë nevojë për trajtim më të avancuar jashtë shtetit, e kanë të drejtën e aplikimit për TJV përmes Programit për TJISHP të Fondit të Sigurimeve, bazuar në Udhëzimin Administrativ për Trajtim Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, ku përcaktohen edhe kriteret dhe mënyrat se si një qytetar mund të marr mbështetje për trajtim jashtë QKUK-së, duke kaluar në Komisionin mjekësor dhe Bordin e Programit, të cilët shqyrtojnë aplikacionet që u drejtohen. Komisioni dhe Bordi vendosin në bazë të dokumentacionit mjekësor sipas rekomandimeve të konsiliumeve mjekësore të QKUK-së”, thanë ndër të tjera zyrtarë të informimit në Ministrinë e Shëndetësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A