Në takimin e organizuar për bursistët përfitues të Young Cell Scheme për këtë vit, ku mori pjesë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, O’Connell, rektori Marjan Demaj, përfaqësues të institucioneve dhe bursistë të projektit, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e vlerësoi rëndësinë e projektit si ndër më të vlershmit në Kosovë.
“Ngritja e kapaciteteve për shërbimin civil është një prej parakushteve esenciale për realizimin e obligimeve tona në kuadër të procesit të stabilizim-asociimit, reformës së administratës publike dhe të gjitha reformave të tjera të nevojshme për procesin e integrimit evropian”, ceku Ministrja Hoxha dhe shtoi se deri më tash, 322 studentë nga Kosova janë dërguar për studime jashtë vendit.
Aktualisht, potencoi Ministrja Hoxha, kemi 50 studentë të cilët janë dërguar për studime dhe të cilët priten të kthehen brenda vitit. Ndërsa, nga rundi i fundit, në këtë vit do të dërgohen 40 studentë, të cilët do të kthehen prej studimeve dhe do të punësohen gjatë vitit të ardhshëm.
“Ne kemi bashkëfinancuar dy raundet e fundit me vlerë 1 milionë euro, ndërsa projekti si i tillë do të vazhdojë edhe në vitet pasuese të financohet nga BE-ja dhe bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës”, ceku Hoxha.
Ky projekt është unik, sepse arrin edukimin e të rinjve në fusha të specializuara në disa prej universiteteve më të mira të vendeve të BE-së, ofrimin e punës pas kthimit nga studimet dhe përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve përmes përfshirjes së të rinjve të specializuar në kuadër të administratës publike”, theksoi Ministrja Hoxha, dhe uroi Bashkimin Evropian për projektin si dhe bursistët për suksese në studime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë