LAJMI I FUNDIT:

Tel Avivi instalon “semaforët zombie” për këmbësorët e pakujdesshëm, që nuk i heqin sytë nga telefonat dhe nuk shikojnë ku shkelin (Foto)

Tel Avivi instalon “semaforët zombie” për këmbësorët e pakujdesshëm, që nuk i heqin sytë nga telefonat dhe nuk shikojnë ku shkelin (Foto)

Tel Avivi ka ndërmarrë hapat e parë që të ndihmojë këmbësorët të cilëve ua tërheq shumë vëmendjen telefoni mobil – duke prodhuar kështu drita sinjalizuese LED të vendosura në vija të bardha.

Komuna e Tel Avivit ka instaluar “semaforët zombie” gjatë kësaj jave, që do të ulin rrezikun nga veturat që vërsulen në drejtim të këmbësorëve të pakujdesshëm kur kalojnë nëpër vija të bardha, transmeton Telegrafi.


Tomer Dror nga komuna Tel -Aviv-Jafa i ngarkuar për kontrollimin e trafikut, ka deklaruar se kanë për qëllim të ulin numrin e aksidenteve që i shkaktojnë “këmbësorët e dhënë shumë pas telefonave, e që i kushtojnë shumë pak vëmendje trafikut”.

Sisteme të ngjashme tashmë përdoren në Australi, Singapor e Holandë, kurse dritat sinjalizuese deri më tani janë montuar vetëm në një udhëkryq në pjesën qendrore të Tel Avivit, por komuna synon që t’i vendosë edhe në pjesë tjera nëse tregojnë efekte pozitive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori