LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Agjenda për Reforma Evropiane po zbatohet me dinamikë të shtuar

Hoxha: Agjenda për Reforma Evropiane po zbatohet me dinamikë të shtuar

Në Tryezën e organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, rreth zbatimit të Agjendën për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë e ERA 2, Ministrja e Integrimit Evropian, mbajti fjalë rasti ku potencoi se zbatimi i ERA-s, është dokument i përbashkët i Kosovës dhe BE-së dhe ka filluar së zbatuari më 11 nëntor 2016, në takimin e parë të Dialogut të Nivelit të Lartë BE – Kosovë.

“Niveli i zbatimit të ERA-s që nga nëntori 2016 e deri në fund të janarit 2019 janë zbatuar plotësisht 11 nga 22 prioritete, ose 50% e tyre, gjysma e tyre janë në zbatim e sipër”, vuri në pah Ministrja Hoxha, ndërsa plani i veprimit potencoi ajo, është zbatuar 71.11%, pasi që 96 nga 135 veprime janë zbatuar plotësisht.

Në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e BE-së, janë duke punuar në draftin final të ERA 2 dhe shumë shpejtë ajo do të miratohet në Qeveri, për t’u përcjell pastaj në Kuvend. Presim që gjatë vitit 2019 të rrisim dinamikën e zbatimit të prioriteteve të ERA 2 dhe do të përpiqemi të tejkalojmë planet, vuri në dukje Ministrja.


Në tryezë morën pjesë Ambasadorja e BE-së, znj. Apostolova, Ambasadorja e Holandës, Willems, Leonora Kryeziu si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Kalo në kategori