LAJMI I FUNDIT:

Dyshime mbi shifrat e uljes së lartë të papunësisë në Maqedoninë e Veriut

Dyshime mbi shifrat e uljes së lartë të papunësisë në Maqedoninë e Veriut

Ulja e papunësisë është si rrjedhojë e ndryshimit të procedurave administrative për regjistrimin e personave të papunë si dhe rënies së numrit të popullsisë aktive që kërkon punë dhe fare nuk ka të bëjë me krijimin e vendeve të reja të punës, thonë ekspertët e ekonomisë, njofton “Deutche Welle”.

Këto reagime vinë pas deklarimeve të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev se falë reformave të qeverisë shkalla papunësisë është ulur nën 20 për qind.


Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, pret të vazhdojë ulja e papunësisë si rezultat i krijimit të një klime pozitive, e cila ka çuar hapjen e vende të reja të punës kryesisht në sektorin privat.

Por, ekspertët e ekonomisë thonë se edhe kjo përbërje qeveritare shërbehet me po të njëjtat mekanizma administrativ që para syve të opinionit të krijojë pasqyrë joreale se në vend po ulet shkalla e lartë e papunësisë ndërkohë që Maqedonia e Veriut shënon migracionin më të lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

“Në kohë që ne kemi rreth 20 mijë aplikime brenda vitit në ambasadat e huaja, ndonëse në bazë të informacioneve që kam vetëm në ambasadën gjermane kemi afër 12 mijë aplikime të proceduara nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të ikur nga shteti është paradoksale të flitet për politika efektive në planin ekonomik dhe ulje të shkallës së papunësisë”, tha Visar Ademi, ekspert i ekonomisë.

Ai tha se kjo lloj ulje e papunësisë me gjasë ka të bëjë me shlyerjen administrative të personave që largohen nga Maqedonia dhe të cilët nuk duan të kenë asnjë lloj raporti me Maqedoninë e Veriut si shtet dhe për të marrë ndihma sociale.

“Kjo është e para dhe e dyta, sikur të ishte e vërtetë kjo që thotë partia në pushtet dhe Qeveria, atëherë ne do të duhej të shikonim në çdo hap të vendit nga një fabrikë apo zonë industriale ku këta persona do të punësoheshin. Ndërkohë që këto fabrika mungojë dhe vazhdon trendi i largimit nga vendi veçanërisht të të rinjve”, shtoi Ademi./Telegrafi/DeutcheWelle/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori