LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës 1.7 milion euro për infrastrukturën rrugore ne Gjilan

Ministria e Infrastrukturës 1.7 milion euro për infrastrukturën rrugore ne Gjilan

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të enjten priti në takim kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, ku ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, në mbështetje të projekteve lokale të kësaj komune. Komuna e Gjilanit për vitin 2019, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përfiton mbështetje financiare në vlerë prej 1.7 milion euro, për realizimin e disa projekteve të reja infrastrukturore lokale.

Ministri Lekaj kërkoi nga i pari i Gjilanit implementim cilësor të projekteve dhe respektim të afateve kohore për zbatim të tyre. Lekaj e siguroi kryetarin Haziri se mbështetja e vazhdueshme e MIT-së për komunat nuk do të mungojë, sepse kështu i kontribuohet mirëqenies qytetare dhe qeverisjes lokale, në përmbylljen e projekteve infrastrukturore që i tejkalojnë mundësitë e tyre financiare.

Gjatë këtij takimi, Lekaj kumtoi edhe lajmin se zgjerimet e hyrjeve në drejtim të Gjilanit nga Prishtina dhe Kllokoti do të fillojnë në muajin qershor. Këto dy investime që secila kanë kosto nga rreth 4 milionë euro, realizohen me kredinë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Lekaj dhe Haziri diskutuan edhe për zhvillimin e punimeve në autostradën e Gjilanit, duke ritheksuar edhe rëndësinë e këtij investimi në lidhjen e korridoreve evropiane.
I pari i Gjilanit duke e falënderuar ministrin Pal Lekaj, tha se kjo ndihmë e nivelit qendror, konkretisht nga MIT-ja për projektet lokale është dëshmi se të dyja nivelet kanë bashkëpunim të mirë dhe i kontribuojnë mirëqenies së qytetarëve pa dallim bindjesh politike dhe se kjo praktikë duhet vazhduar. Ai shtoi se Gjilani po e merr vëmendjen e merituar, e cila ka munguar më herët./Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Kalo në kategori