LAJMI I FUNDIT:

Betim Gjoshi nga PDK-ja: Anëtarët e KQZ-së kanë vazhduar t’i marrin pagat dhe benifitet tjera por punën e kanë ndërprerë (Video)

Betim Gjoshi nga PDK-ja: Anëtarët e KQZ-së kanë vazhduar t’i marrin pagat dhe benifitet tjera por punën e kanë ndërprerë (Video)
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja, ka thënë se anëtarët e këtij institucioni është dashur të vazhdojnë punën deri në vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjoshi, në ‘Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se përbërja e Kuvendin në këtë legjislaturë ka qenë e veçantë për shkak të koalicioneve dhe kjo ka e ka shtyrë Presidentin që të mos emëroj anëtarët e KQZ-së.

Sipas tij, bllokimi i KQZ-së ka qenë plotësisht i pa arsyeshëm pasi në situate të tilla jemi ballafaquar edhe në të kaluarën.


“Pas zgjedhjeve të vitit 2010 KZQ nuk është mandatuar as nuk është emëruar. Përbërja e njëjtë ka vazhduar dhe ka mbajtur disa palë zgjedhje”.

“Anëtarëve të KQZ, përpos Kryetares, nuk iu skadon mandati në datë të caktuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gjoshi ka thënë se anëtarët e KQZ-së kanë vazhduar t’i marrin pagat dhe benifitet tjera edhe pse nuk kanë punuar.

“Ka qenë i panevojshëm ky ngërç institucional që ka ndodhë, edhe përkundër që anëtarët e KQZ-së kanë vazhduar t’i marrin pagat dhe benifitet tjera e kanë ndaluar punën pa ndonjë arsye por ndoshta për shkak të motiveve të paqarta që janë krijuara”, tha ndër të tjera Betim Gjoshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori