LAJMI I FUNDIT:

Basha fton dibranët në protestën e opozitës më 16 mars në Tiranë

Basha fton dibranët në protestën e opozitës më 16 mars në Tiranë

Me qindra dibranë, të cilët kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i takoi në Dibër shprehën revoltën e tyre për mashtrimin dhe braktisjen nga qeveria, si dhe entuziazmin për t’iu bashkuar protestës së 16 Marsit në Tiranë. Shumë prej qytetarëve dibranë treguan mjerimin ku jetojnë, sesi kanë falimentuar këto vitet e fundit, për rritjen e papunësisë, mungesën e investimeve dhe të mosmarrjes së asnjë ndihmë nga qeveria,

Një blegtor i tregoi Bashës arsyet pse gjendja është me keq se kurrë më parë. “Jam blegtor, ndër fermat më të mëdha të Dibrës dhe të veriut. Asnjë subvencion. Më keq nuk bëhet. 2 mijë lek një litër naftë. Nuk i hedhim dot zotërit. Kemi shitur lopët. As Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë që bën ky kriminel”, tha ai.

Basha i siguroi se kjo situatë duhet të ndryshojë nëse dibranët bëhen bashkë për të larguar të keqen, e cila drejtohet nga Edi Rama në Tiranë dhe Ymer Lala në Dibër.


“Kur vjen në pushtet me kriminelët, si kriminel qeveris. Dibra, më mirë se çdokush tjetër e di se çfarë do të thotë të vish në pushtet me kriminelët. Edhe socialistët e Dibrës e dinë se çfarë do të thotë. Kjo nuk është Dibra e dibranëve, por e Edi Ramës dhe Ymer Lalës”, tha Basha.
Një tregtar, që shiste mollët me më pak se 200 lekë/kg, i hodhi ato në rrugë, në shenjë revolte për skamjen që mbizotëron në qytet, ku dibranët nuk blejnë prodhime as me çmim kaq të ulët, sepse nuk kanë para.

Një tjetër biznesmen është detyruar të mbyllë dyqanin e tij të thertores për shkak të falimentit. “Thanë se do të na çojnë në Europë, na çuan në gropë”, tha ai.

Ndërsa një zonjë, ndonëse kishte nisur punën në lokal në orët e para të mëngjesit, kishte bërë xhiro vetëm 600 lek të vjetra. “Punë nuk ka. Kriza na ka mbuluar. Djalin e kam çuar emigrant sepse nuk del”, tha ajo.

Basha theksoi se shqiptarët nuk janë dembelë, por Shqipëria është kthyer në një vend ku shpërblehet krimi dhe jo punëtori.

“Dibra është vend punëtor dhe shqiptarët nuk janë dembelë, por qeveria e ka kthyer në një vend ku punëtorët ndëshkohen dhe kriminelët ecin përpara. Kësaj duhet t’i japim fund. Ju ftoj më 16 mars në Tiranë”.

“Biznesi është përtokë. Të jesh mes malit e të mos kesh ujë, është katastrofë. Papunësia katastrofë. Ishalla bëhet më mirë”, tha një pronar lokali.
Një tjetër banor denoncoi se është ftuar të jetë pjesë e PS e në këmbim të mos paguante energjinë elektrike, të cilën ai e ka refuzuar.

“Është fatkeqësi që është e majta në pushtet”, tha dikush tjetër, të cilin Basha e sqaroi se: “Është krimi në pushtet, jo e majta. Do ta heqim”. Dibra dhe Shqipëria, tha Basha, nuk duhet të jenë më çiflig i kriminelëve e hajdutëve, por i dibranëve dhe shqiptarëve.

“Ju jeni ngritur në protestë në Dibër. Ju ftoj më 16 mars në protestë në Tiranë për të ulur taksat dhe rritur mirëqenien. Në radhë të parë të largojmë këtë pengesë. Të mos jetë Dibra çiflig as i kriminelëve as i hajdutëve, por t’i kthejmë Dibrën dibranëve dhe Shqipërinë shqiptarëve”, tha Basha për banorët gjatë ecjes përkrah mijëra banorëve, të cilët mbanin pankartat, “Rama ik”, “Hapni Dosjen 184 Dosjen e Dibrës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori