LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Bakteret MRSA janë vërtetuar tek katër fëmijë, nuk ka vend për panik

Qeveria: Bakteret MRSA janë vërtetuar tek katër fëmijë, nuk ka vend për panik

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Mile Boshnjakovski, sot në konferencë për shtyp në lidhje me rastet e bakterit MRSA, të cilat u paraqitën në një shkollë fillore në Butel dhe në një çerdhe në Çair, tha se nuk ka hapësirë për panik.

Boshnjakovski tha se sipas informatave të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), bëhet fjalë për baktere nga grupi stafilokok dhe sipas analizave të bëra nga ISHSSH dhe rezultatet e Qendrës për Shëndet Publik, ky lloj bakteri MRSA mjekohet me krem antibakterial për hundë.


Maqedoni: Katër persona të infektuar me mikrobin MRSA, dy prej tyre fëmijë
Lexo po ashtu Maqedoni: Katër persona të infektuar me mikrobin MRSA, dy prej tyre fëmijë

Njëkohësisht, siç theksoi Boshnjakovski, nga ana e ISHSSH u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme në shkollën fillore dhe çerdhe. Gjithashtu, shtoi se është bërë dezinfektim, pastrim mekanik i hapësirave dhe të gjitha masat e tjera të nevojshme sipas protokollit në rast të paraqitjes së çfarëdo lloj bakteri.

Në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësi Boshnjakovski theksoi se nuk ka nevojë për mbylljen e shkollës e as çerdhes në këto dy komuna të Shkupit.

Përndryshe, në komunën e Butelit, rasti i vetëm është paraqitur më 22 shkurt. Briset e marra nga nxënësit e tjerë, janë negativ. Ndërsa në çerdhen e Çairit u vërtetua bakteri MRSA tek 3 fëmijë, në moshë ndërmjet 5 dhe 6 vjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori