Edhe në muajin e tretë të këtij viti, Komuna e Tetovës ende nuk është gati që të fillojë me transportin publik, premtim ky i dhënë disa herë publikisht nga ana e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Mirëpo, deri më tash ky premtim vazhdon të mos realizohet, edhe pse tashmë ekziston një ndërmarrje në letër, shkruan gazeta KOHA. Zgjidhja e transportit publik mbetet ende vetëm një dëshirë për shkak të aspekteve teknike infrastrukturore ngase shumë rrugë dhe bulevarde janë të ngushta. Prandaj mos hapja e bulevardeve të reja, mos pasja e pikave të stacioneve ndaluese të autobusëve shfaq skepticizëm se për një kohë të gjatë nuk do të zgjidhet problemi i transportit publik.
Por, nga komuna thonë se kjo çështje nuk do zgjasë shumë.“Për funksionalizimin e Ndërmarrjes Komunale për Transport Publik kemi aplikuar në programin MSIP-2, përmes të cilit do të furnizojmë 6 autobusë me standarde bashkëkohore ekologjike. Ne tentojmë që këtë vit qyteti i Tetovës përfundimisht të bëhet me transport të organizuar urban, duke shmangur efektet negative të ndotjes së ajrit dhe do të sigurojë alternativë të organizuar qarkullimi të qytetarëve, e cila prej vitesh i ka munguar qytetit dhe shpresojmë se këtë vit kjo çështje do të përmbyllet”, tha Armend Fazliu, zëdhënës i Komunës së Tetovës. Por krahas furnizimit më 6 autobusë, nga komuna ende janë duke shqyrtuar modalitetet se si do të organizohet transporti publik. Fazliu tha se do të shqyrtohen disa modalitete që mund të jetë partneritet publiko-privat.
“Opsionet janë që të shkohet në partneritet publiko-privat , vetëm linjat domethënë të dalin në ankand publik dhe kompanitë private të menaxhojnë me ato linja, të operojnë në qytet de fakto siç e kanë shumica e qyteteve, por ne konsiderojmë se themelimi i ndërmarrjes për transport publik nga ana e Komunës së Tetovës është një aset mjaft i rëndësishëm, i cili nuk duhet humbur, prandaj dhe me ndërmarrjen me parkingjet e qytetit nuk kemi shkuar me partneritet publik privat siç e ka për shembull Manastiri, por kemi shkuar me ndërmarrje publike komunale e cila do të ofronte shërbime më të lira dhe shërbime më kualitative për qytetarët”, deklaroi Fazliu. Qytetarët e Tetovës do të vazhdojnë që edhe më tutje të shfrytëzojnë automjetet e tyre për transport publik në mungesë të autobusëve, që edhe më shumë e rëndon gjendjen me komunikacionin kaotik në këtë qytet ku edhe mungojnë bulevardet alternative krahas atyre ekzistuese.
Në Komunës së Tetovës para 10 viteve ka funksionuar ndërmarrja publike “Polet” me mbi 50 autobusë, dhe mbi 100 punëtorë, e cila falimentoi, dhe transporti publik zhvillohet nga kompani private me autobusë dhe furgonë. Sipas njohësve të kësaj problematike, me lëshimin e autobusëve apo minibusëve në linjat e transportit publik urban, atëherë duhet të fillohet gradualisht me mënjanimin e transportuesve të jashtëligjshëm me furgonë, duke i larguar fillimisht nga bulevardet, dhe pastaj nga rrugët dytësore, dhe të sistemohen sipas ligjit ata transportues që duan profesionalisht të merren me këtë punë. Sipas tyre, vite me radhë është punuar për gjetjen e zgjidhjes së transportit publik, dhe janë sjellë disa vendime, si në vitin 2011 është sjellë vendimi mbi përcaktimin e lokacioneve dhe vendqëndrimeve dhe rrotullimet e autobusëve në territorin e Komunës së Tetovës, dhe janë caktuar 45 lokacione për transportin publik që përfshin territorin prej Drenovecit deri në Reçicë te varrezat dhe me pikënisje nga stacioni i autobusëve, kurse për transportin ndërkomunal për territorin e qytetit të Tetovës janë caktuar 8 lokacione./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fundjava e parë me kufij të hapur, mijëra hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë!
Nga Shkupi ka fluturime në 59 destinacione në botë me 22 linja ajrore
Vrau tri gra brenda pak orësh në Tiranë, Dan Hutra dëshmon në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City