LAJMI I FUNDIT:

Kur dikush dëshiron t’ju fyejë dhe t’ju lëndojë: Vetëm kështu veproni dhe do të dilni fitimtar!

Kur dikush dëshiron t’ju fyejë dhe t’ju lëndojë: Vetëm kështu veproni dhe do të dilni fitimtar!

Nëse ti mua më sjell dhuratë, ndërkaq unë nuk e pranoj, kujt i takon ajo dhuratë pastaj?

Lexojeni mirë dhe mbani në mend këtë tregim dhe kur të vëreni që dikush dëshiron t’ju lëndojë dhe fyejë, veproni kështu dhe do të dilni nga e gjithë situata si fitimtar! – transmeton Telegrafi.


Kishte qenë njëherë një murg te i cili për këshilla kishin shkuar njerëzit nga viset më të largëta, ndërkaq gëzonte famën e personit i cili gjithmonë ishte i qetë edhe njeri të cilin ishte e pamundshme ta lëndoje.

E kishte dëgjuar këtë një njeri i mbrapshtë dhe kishte vendosur ta testonte murgun e mençur. Shkon tek ai dhe sapo e sheh fillon ta ofendojë dhe lëndojë me fjalët më të këqija të mundshme.

Pasi që i shpenzoi të gjitha ofendimet, në një moment u ndal dhe i dëshpëruar pa që murgu ende ishte i qetë dhe gjakftohtë si edhe para ardhjes së tij.

Kjo tmerrësisht e nevrikosi njeriun e mbrapshtë dhe vazhdoi të shante edhe më keq dhe më shumë se më parë, mirëpo kot – dukej që murgun e mençur fare nuk e interesonin.

Kur mbeti pa të shara dhe humbi gjithë energjinë, njeriu i mbrapshtë vendos t’i afrohet murgut dhe të mësojë sekretin e tij.

“I kuptoj unë ato gjëra tuaja shpirtërore edhe që nuk ia varni fare çfarë të tjerët mendojnë dhe flasin, mirëpo, unë të kam ofenduar dhe lënduar, duhet të mësosh që duhet patjetër të luftosh për veten”, i tha njeriu.

– “Bir, a mund t’i bëj vetëm dy pyetje?”, iu drejtua murgu, duke folur për herë të parë.

“Natyrisht”, tha njeriu.

– “Nëse ti mua më sjell dhuratë dhe unë nuk e pranoj, kujt i takon pastaj dhurata?”, pyeti murgu.

“Epo, nëse nuk e pranon dhuratën, atëherë ajo akoma më takon mua”, u përgjigj i mbrapshti.

– “E tani, bir im, nëse ti për mua ke vetëm ofendime, ndërkaq unë nuk i pranoj, kujt i takojnë ato pastaj?”, tha në fund murgu i mençur, dhe ia ktheu shpinë dhe shkoi, ndërkaq i mbrapshti mbeti i habitur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori