LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ATO-ja do të financohet nëpërmjet Agjencisë së Komunikimeve Elektronike

Maqedoni, ATO-ja do të financohet nëpërmjet Agjencisë së Komunikimeve Elektronike

Agjencia e Komunikime Elektronike do të financojë pjesërisht Agjencinë Teknike Operative, përgjegjëse për ndërmjetësimin e sinjalit gjatë përgjimeve të telekomunikimeve.

Sipas zv.kryeministrit Bujar Osmani kjo do të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme.


“Është një zgjidhje e përkohshme sepse detyrimet të cilat është dashur t’i bëjë Agjencia për Komunikime Elektronike tani i merr ATO-ja dhe një pjesë e mjeteve pa e dëmtuar thelbësisht buxhetin e Agjencisë do të transferohen në ATO. Unë mendoj se kjo është një zgjidhje e përkohshme deri sa të rimëkëmbet në një mënyrë funksionaliteti i agjencisë, pastaj duhet të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për funksionim më të mirë të kësaj agjencie”, deklaroi zv.kryeministëri Bujar Osmani.

Alsat mëson se përfaqësuesit ndërkombëtar nuk mbështesin metodën e financimit të një trup i pavarur rregullator nga një trup tjetër rregullator. Agjencia për Komunikime Elektronike financohet kryekëput nga operatorët telefonik. Alsat kërkoi edhe vlerësimin e AKE-së për ndryshimet e fundit ligjore, për nuk arritëm ta sigurojmë atë. Megjithatë sipas Osmanit, AKE-ja është pyetur dhe është vërtetuar se mjetet që do të ndahen nuk do të ndikojnë në punën e saj.

Në elaborimin e deputetëve gjatë ndryshimeve të fundit ligjore në ligjin për AKE-në dhe ligjin për ATO-në thuhet se

Ligji për ATO-në:

“Pas formimit të ATO-së, si trup rregullator për segmentin e punëve që ishin në kompetencë të AKE-së, kurse tani janë në kompetencë të ATO-së, është e natyrshme dhe e drejtë, mjetet financiare të cilat janë kalkuluar si mjete për kryerjen e aktiviteteve të njëjta nga buxheti i AKE-së, të zhvendosen automatikisht në buxhetin e ATO-së.

Gjatë formimit të ATO-së, institucion i formuar në kuadër të reformave në sistemin e sigurisë dhe zbulimit, ishte paraparë që ajo të financohet vetëm nga buxheti i shtetit./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori