LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria dorëzon në Gjykatë dosjen për Saimir Tahirin

Prokuroria dorëzon në Gjykatë dosjen për Saimir Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë dosjen për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata i kishte lënë afat Prokurorisë që të dorëzonte dosjen brenda datës 10 mars.

Dosja e ish-kreut të Ministrisë së Brendshme dorëzohet në Gjykatë pas rreth dy vitesh hetime.


Pas dorëzimit të dosjes, do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse çështja do të shtrohet për gjykim me provat e mbledhura nga akuza.

Tahiri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre, shkruan lapsi.al.

Prokuroria ka zgjatur tre here hetimet për Tahirin në pritje të letër porosive nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi për të vërtetuar akuzat ndaj ish ministrit.

Ish-ministri u hetua në masën detyrim paraqitje pas heqjes së masës arrest shtëpie nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Gjithashtu ish ministrit iu kthye edhe pasaporta e cila ishte bllokuar me vendim gjykate.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori