LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, miratohet Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Maqedoni, miratohet Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot miratuan Ligjin për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi, i cili të premten u dërgua për diskutim. “Pro” ligjit votuan 52 deputetë, tre ishin “të përmbajtur”, ndërsa “kundër” nuk kishte.

Duke pasur parasysh se Ligji u miratua me të ashtuquajturën shumicë badenteri, për të votuan 13 nga 20 deputetë të pranishëm, të cilët janë përfaqësues të bashkësive joshumicë. “Kundër” nuk kishte ndërsa një ishte “i përmbajtur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Debati për propozim-ligjin për antidiskriminim, i cili është me flamur evropian, kaloi me qëndrime të kundërta të pushtetit dhe opozitës, në lidhje me dobitë të këtij ligji.


Për Qeverinë ligji është evropian, demokratik dhe me të avancohen të drejtat dhe liritë e njeriut në të gjitha bazat.

Ndërsa për opozitën me ligjin e ri hapet mundësia për ridefinim të kategorisë familje, fshirje të kurorëzimit si bashkësi e burrit dhe gruas, kritere të reja për birësim dhe kurikula të reja në shkolla.

Sipas propozim-ligjit të ri, ndalohet çdo diskriminim në baza racore, ngjyrën e lëkurës, origjinën e prejardhjes kombëtare ose etnike, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, anëtarësisë në një grup të margjinalizuar, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, arsimit, religjionit ose besimit fetar, bindje politike, siguri të tjera, paaftësi, moshë, familje ose gjendje martesore, statusi i pronës, statusi shëndetësor, statusi personal dhe statusi shoqëror ose ndonjë bazë tjetër./Telegrafi/