LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Serbi: Protestuesit bllokuan televizionin shtetëror – RTS

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Serbi: Protestuesit bllokuan televizionin shtetëror – RTS

Mijëra njerëz kanë rrethuar të shtunën ndërtesën e Televizionit Shtetëror Serbisë (RTS) në Beograd, gjatë protestave anti-qeveritare duke kërkuar më shumë liri të medias.

Siç raporton AP, turma e protestuesve u grumbullua jashtë ndërtesës së RTS në Beogradin qendror për të shprehur pakënaqësinë e tyre me atë që ata thonë është raportimi i njëanshëm i televizionin publik.

Me këtë rast protestuesit kanë improvizuar “Ditarin [lajmet]e lirisë së Serbisë”.


Aktori serb, Branislav Leçiq, duke iu drejtuar protestuesve ka thënë se “Në Serbi është zgjuar vetëdija qytetare, e pa të nuk ka liri”.

“Një në pesë milion”, është motoja e këtyre protestave në të cilat janë shpalosur të gjitha gënjeshtrat e presidentit serb Vuçiq.

Protestuesit kanë akuzuar presidentin serb se e ka prishur rendin e sundimit të ligjit.

Ndryshe, pemonstratat në Serbi po vazhdojnë tash e tre muaj. Protestuesit po kërkojnë më shumë demokraci në vendin ballkanik që është nën kontrollin e udhëheqësit populist, presidenti Aleksandar Vuçiq.

Protestat filluan dhjetorin e kaluar pasi sulmuesit rrahën një politikan opozitar. Kundërshtarët kanë akuzuar qeverinë e Vuçiçit për nxitjen e gjuhës së urrejtjes dhe ndarjeve, ndërkohë që frenon liritë demokratike.

Vuçiq ka mohuar akuzat duke thënë se ai është një ish nacionalist ekstrem i cili tani thotë se dëshiron ta çojë Serbinë në Bashkimin Evropian.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar 'gati' për të vendosur trupa në terren në Ukrainë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar 'gati' për të vendosur trupa në terren në Ukrainë

Botë
Takimi midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë është

Takimi midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë është "hapi i parë", thotë Departamenti amerikan i Shtetit

Amerika
Starmer mbërrin në Pallatin Elysee për samitin me liderët evropianë

Starmer mbërrin në Pallatin Elysee për samitin me liderët evropianë

Evropa
NATO 'thekson vlerën' e bisedimeve me SHBA-në për të ardhmen e Ukrainës

NATO 'thekson vlerën' e bisedimeve me SHBA-në për të ardhmen e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori