Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) do të transformohet në Agjenci Kombëtare për Zbulim (AKZ). Intenca është që pas 28 viteve nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarët të mund të lirohen nga paragjykimet e policisë sekrete dhe të mos përdoret emërtimi “Shërbimi Sekret”, që sipas drejtuesve të MPB-së është imponuar për shkak të koncentrimit të madh të fuqisë në këtë agjenci. Qeveria tani më ka marrë vendim, ndërsa në propozim Ligj thuhet se AKS do të jetë organ qeveritar, drejtorin e të cilit do ta propozon kryeministri, ndërsa do ta emëron qeveria. Sipas projeksioneve të Qeverisë, transformimi duhet të bëhet më së voni deri më 1 qershor.
Nga opozita maqedonase e kryesuar nga OBRM-PDUKM, thonë se transformimi i DSK-së në Agjenci është i pranueshëm, por se sipas tyre duhet të precizohen disa çështje, sidomos në pjesën e raporteve të përgjimeve dhe bashkëpunimit midis Agjencisë Kombëtare për Zbulim dhe Agjencisë Tekniko Operative (ATO). Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Emil Dimitriev, në një prononcim për gazetën KOHA thotë se me vet faktin që DSK, del nga kornizat dhe kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për ne është e pranueshme, pasi që kjo bëhet sipas shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Faktikisht bëhet në një farë forme një lloj decentralizimi, pra lirohet DSK-ja nga ndikimi i MPB-së. Në këtë pjesë ne nuk kemi problem, por ka disa çështje që duhet deri në fund të definohen. Agjencia e re, bie fjala, do të mund të ndjek përgjime pa bashkëpunim dhe konsultime me Agjencinë Tekniko Operative (ATO), pra është çështje që duhet të precizohet pasi që kur është formuar ATO, qëllimi ishte që ajo të jetë ndërmjetësues gjatë kryerjes së përgjimeve, në mënyrë që mos ketë qasje direkte DSK-ja, apo tanimë AKZ-ja. Tani ATO deklasohet, por ka modele se si ajo të rregullohet”, deklaroi Dimitriev.
Ai beson se në nivel të partive politike do të ketë komunikim, dhe se ligji mund të merr mbështetjen e shumicës së deputetëve në parlament. “Nëse precizohen këto çështje të cilat i theksova dhe disa të tjera, Ligji mund të marrë dy të tretat e votave”, nënvizon Dimitriev. Nga ana tjetër, nga partia shqiptare në opozitë, Aleanca për shqiptarët (ASH) për gazetën KOHA thonë se propozim ligji për reformimin e “shërbimit sekret” duhet të arrijë qëllimet e raportit të Pribes për çështjen e sigurisë së brendshme shtetërore, por edhe duhet të përputhet me ligjet e shteteve të zhvilluara të BE-së dhe NATO-s.
“ASH propozon që në kuadër të institucionit të ri të ketë një veting të mirëfilltë pra një pastrim real që mos të përsëriten gjërat e njëjta si në të kaluarën, apelojmë deri te faktori ndërkombëtar që të ndikon në pastrimin e institucionit të ri si në aspektin profesional ashtu edhe në aspektin e të kaluarës së dyshimtë të njerëzve që do jenë pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve”, deklaroi për gazetën KOHA, Zulfi Adili, përgjegjës i departamentit të për siguri në ASH. Ai thekson se ASH-ja ka vërejtjet e veta edhe në emërtimin e këtij institucioni, duke propozuar që kjo Agjenci të quhet “Agjencia Shtetëror i Sigurisë”, dhe jo siç ka propozuar Qeveria “Agjencia Kombëtare e Sigurisë”, sepse vetëm në këtë mënyrë, shprehet ai, do te vinte në shprehje edhe karakteri multietnik i shtetit.
Nga Lëvizja BESA thonë se për transformimin e DSK në Agjenci nuk është konsultuar opozita shqiptare, madje kanë rezerva se është konsultuar edhe ndonjë faktor tjetër relevant politik shqiptar. “Për formimin e Agjencisë së re të policisë sekrete pushteti nuk është konsultuar aspak me opozitën shqiptare por të jem i sinqerte nuk besoj se fare është konsultuar me ndonjë faktor politik shqiptar. Ne e dimë se gjitha rastet e montuara, tortura dhe padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve burojnë nga shërbimi sekret i shtetit. Prandaj pa një konsultim edhe ndëretnik për rolin, kompetencat dhe fushën e veprimit të kësaj agjencie lihet shumë hapësirë për dyshime dhe mundësi për keqpërdorim në të ardhmen”, deklaroi për gazetën KOHA, Arjanit Hoxha, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes BESA. Ndërkohë, me 12 mars pritet të mbahet debat me Institutin e Gjenevës për kontroll të forcave të sigurisë (DIKA), kurse më 18 mars fillon debati publik dhe më pas Ligji shkon në lexim të dytë në Parlament. Nga shërbimi për informim i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut thonë se në aspekt të kohës nëse merren vesh partitë parlamentare ligji mund të votohet deri më 1 qershor, apo edhe më parë. Ligjin për formimin e kësaj Agjencie, Parlamenti e miraton me dy të tretat e votave./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite