Gjeneral-lejtnant Christian Juneau, zëvendëskomandant i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, Shtabi i NATO-s, fton të gjithë në Kosovë të përmbahen nga veprimet provokative, si fjalët, demonstratat e dhuna, ngase siç thotë ai, Kosova është në një udhëkryq.
Gjenerali kanadez tregon se nuk ekziston ndonjë plan për reduktimin e trupave të KFOR-it që janë në terren ngase kjo bazohet nga kushtet, por nëse është e domosdoshme, thotë se do e rrisin numrin e trupave, që aktualisht nuk ka nevojë.
Ai flet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, ku e përsërit se kjo nuk po ndodh në kohën dhe mënyrën që NATO, e dëshiron dhe se po e rivlerësojnë përkrahjen që i ofrojnë FSK-së.
Zëvendëskomandant i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, Shtabi i NATO-së, i cili është përgjegjës për operacionet në Ballkan, teksa flet për KosovaPress, thotë se vendosja e taksës për mallrat që hyjnë nga Serbia nuk ndikon asgjë në prezencën e tyre në Kosovë, por që për anëtarësimin në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, duhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Ndërkohë, tregon se FSK-ja nuk mund të zbarkojë në veri të Kosovës, përveç rasteve kur ka pëlqim nga komandanti i KFOR-it dhe se kjo leje nuk ka gjasa të mira që të hiqet.
Juneau thotë se siguria aktuale në Kosovë është stabile, por që kërkon nga të gjithë të përmbahen nga fjalët apo veprimet provokative.
“Situata aktuale është stabile, por në këtë pikë mendoj se është e rëndësishme që të përmbahemi nga fjalët apo veprimet provokative sepse kjo mund të çojë drejt incidenteve të cilat mund të përshkallëzojnë tensionet dhe të krijojnë një situatë në të cilën nuk dëshirojmë të kthehemi…”, thotë ai, për KosovaPress.
Gjenerali thotë se reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë bazohet nga kushtet, e që për momentin nuk ekziston ndonjë plan për këtë.
Nëse reduktimi ndodh, duhet të diskutohet me Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s, në Bruksel dhe atje merret vendimi.
Ndërsa thotë se numri i tyre mund të shtohet nëse është e domosdoshme.
Sipas tij, prania aktuale e KFOR-it është e mjaftueshme për t’iu përgjigjur çfarëdo situate që do të kërkonte ndërhyrje nga trupat dhe asetet e KFOR-it.
Flet edhe për Kampin Bondsteel.
“Kampi Bondsteel menaxhohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj pyetjen që po e shtroni është pyetje që duhet t’i bëhet dikujt nga SHBA-ja që është në pozitën e duhur për t’ju dhënë përgjigje. Por, çfarë mund t’ju them është se të gjitha shtetet të cilat tani marrin pjesë në mision me KFOR-in janë të përkushtuara pranë këtij misioni… Nuk kam asnjë informacion nga SHBA-të. Edhe njëherë ju them se nuk më takon mua të bëj atë vlerësim, këtë çështje duhet ta diskutoni me një zyrtar nga SHBA-të”, deklaron gjenerali.
E për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, e thotë atë që e ka thënë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
NATO po e rivlerëson përkrahjen që i ofron FSK-së.
“Gjëja e parë që dua të them është se shpallja e transformimit, siç e ka thënë edhe Sekretari i Përgjithshëm, është se nuk po ndodhë në mënyrën dhe kohën që ne dëshirojmë, por formimi i ushtrisë kërkon një plan i cili përafërsisht kërkon 10-vite për ngritjen e ushtrisë, që është një punë shumë komplekse. Si pasojë e shpalljes, NATO-ja tani po e rivlerëson përkrahjen që i ofron FSK-së, kur e them këtë dua të jem i qartë se KFOR-i do të vazhdojë që ta përmbushë mandatin në pajtueshmëri me rezolutën e këshillit të Kombeve të Bashkuara 1244 që është ofrimi i mjedisit të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë që jetojnë në Kosovë, pavarësisht komunitetit apo kombësisë… NATO nuk do të ndihmojë transformimin në plotë kuptimin e fjalës, por do ta mbështesë në pajtim me mandatin e vjetër që e kishte FSK-ja”, thotë gjeneral-lejtnant Christian Juneau.
Anëtarësimi i Kosovës në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë NATO, thotë se merr kohë dhe që paraprakisht Kosova duhet të punojë në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.
“Kjo është një pyetje që është e pamundur për t’ju dhënë përgjigje të saktë. E vetmja gjë që do të them është se do të marrë kohë. E kuptojmë se ekziston dëshira nga Kosova për të hyrë në Aleancë, por Kosova duhet të punojë në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin para se të ecim përpara”.
I pyetur se a ndikon vendosja e taksës në qëndrimin e NATO-s, ai thotë se “Nuk do të ndikojë në prezencën tonë. Ne e përmbushim mandatin në bazë të rezolutës së Këshillit të OKB-së 1244”.
Viti 2019 është zgjedhur si vit i NATO-s në Kosovë, e gjenerali thotë se nuk ka asnjë arsye që të përkeqësohen raportet Kosovë-NATO, por në veri, FSK-ja nuk mund të zbarkojë.
Ai tha se në bazë të rezolutës së Këshillit të OKB-së 1244, Policia e Kosovës mund të operojë dhe të zbatojë ligjin në veri, por FSK-ja nuk mund të zbarkojë në veri përveç në rastet kur ka pëlqim nga Komandanti i KFOR-it.
“Ne qëndrojmë fuqishëm në mbajtjen e përkushtimit të cilin e kemi marrë që është rezoluta e Këshillit të Sigurimit dhe përmbajtja e saj që FSK të mos zbarkojë në Veri përveç nëse ka miratim të Komandantit të KFOR-it dhe këtë nuk po e shohim se do të ndryshojë”, deklaron ai.
Gjeneral-lejtnant Christian Juneau, teksa flet ekskluzivisht për KosovaPress në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, thotë se është shënuar progres dhe kjo kryesisht si rezultat i punës të KFOR-it, i cili ka ofruar nivel të stabilitetit dhe të sigurisë mjedis të sigurt, lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin në Kosovë, pavarësisht kombësisë, komuniteteve apo përkatësie tjetër.
Në Kosovë ai pranon se situata është stabile dhe e sigurt, e që ka ndikim edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor që është një rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian, por edhe NATO-n. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumbardh Salihu: Të rinjtë janë e ardhmja, duhet t’u ofrojmë kushte më të mira në Kosovë
Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!