LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen vullkani më aktiv në Indonezi

Shpërthen vullkani më aktiv në Indonezi

Vullkani më aktiv në Indonezi, Merapi, që nga fillimi i vitit është duke hedhur hi dhe tym kohët e fundit shoqëruar me disa shpërthime.

Shpërthimi i vullkanit Merapi në ishullin Java është intensifikuar kohën e fundit duke hedhur hi dhe tym deri në 1 200 metra lartësi.


Zyrtarët theksuan se “qytetarët, tani për tani janë në zonë të sigurt”, shkruan ATSH.

Mali Merapi gjendet rreth 30 kilometra nga qendra e qytetit Yogyakarta në ishullin e populluar të Javas. Në rrethin prej dhjetë kilometrash rreth vullkanit jetojnë thuajse 250000 persona.

Shpërthimi i fundit i madh i Merapit ndodhi në vitin 2010, ndërsa humbën jetën 347 persona.

Arkipelagu indonezian ku jetojnë më shumë se 250 milionë njerëz gjendet në Unazën e Zjarrtë të Paqësorit dhe është i prirur për tërmete dhe shpërthime të vullkaneve. Zyra qeveritare sizmologjike indoneziane monitoron më shumë se 130 vullkane aktive. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori