LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse është shekulli XXI, vogëlushi i sëmurë nga një fshat në Shkup me gomar udhëton për në shkollë (Video)

Edhe pse është shekulli XXI, vogëlushi i sëmurë nga një fshat në Shkup me gomar udhëton për në shkollë (Video)

9-vjeçari Millosh Trajanovski nga fshati Sushica e Komunës Zhivinje që shtrihet në pjesën malore mes Shkupit dhe Kumanovës, në shekullin XXI udhëton rreth 1 orë në këmbë për të shkuar në shkollë. Varësisht prej kushteve klimatike, ai ndonjëherë si “mjet transporti” për në shkollë përdorë edhe gomarin.

Milloshi është njëri nga nxënësit më të rregullt në klasë. Për mësuesen e tij ai është hero, pasi siç thotë, disa herë nuk mund të paramendohet që dikush të jetojë në kushte të tilla.


“Nuk meriton një fëmijë të jetojë në kushte të tilla. Mendoj se tek njerëzit do të zgjohet humaniteti, pasi kësaj familje i duhet ndihmë”, tha për TV24, mësuesja e tij, Silvana Vasilevska.

Orët në shkollën e fshatit Sushica fillojnë më vonë nga koha standarde, pasi nxënësve për të arritur në shkollë ju duhet rreth një orë nëse udhëtojnë në këmbë, ndërsa dy herë më shumë për t’u ngjitur në kodrën kur kthehen në shtëpi.

Milloshi përveç brengës së udhëtimit për në shkollë, ka edhe probleme shëndetësore. Ai ka lindur me sëmundje në zemër, kur edhe është operuar në Bullgari. Por, prej atëherë deri tani (10 vite) nuk ka kryer asnjë kontroll, pasi për këtë nevojiten para.

Prindërit e Milloshit, i cili ka edhe një vëlla, shpresojnë se nëse jo për ata, për fëmijët e tyre do të vijë e ardhme më e mirë.

Organet kompetente thonë se këto njerëz nuk janë harruar, edhe pse shërbimet sociale nuk kanë arritur ta gjejnë këtë familje në sistem. Ndërsa kushte të dinjitetshme dhe arsim më të mirë kanë premtuar dy kryetarët e komunave të cilët ndajnë ingerencat për Zhivinjen, në hapësirën malore mes Shkupit dhe Kumanovës.

Pas raportimit nga TV24 për këtë rast, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se për Milloshin do të mundësojë kontrolle shëndetësore pa pagesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori