LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ligji i Pronës, hap i madh për fuqizimin e komunave dhe zhvillimin ekonomik lokal

Tahiri: Ligji i Pronës, hap i madh për fuqizimin e komunave dhe zhvillimin ekonomik lokal

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, e konsideron hap të madh miratimin e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se, komunat kanë qenë të bllokuara nga procedurat dhe pamundësia për t’ju ofruar investitorët mundësi.

Madje sipas tij, “ata nuk kanë arritur të akomodojnë zhvillimin e infrastrukturës bazike (shkolla; spitale; palestra sportive etj) në interes të publikut.


“Ky ligj, e kthen pronën komunale në potencial zhvillimorë, në mundësi për investitorët dhe në interes të publikut. Tashmë, komunat kanë duart e lira të negociojnë dhe të paraqesin para investitorëve mundësitë për investime. Ligji, i hapë mundësi ndër-veprimit të komunës me aktorët lokal, qofshin ata ofrues të shërbimeve për publikun në emër të komunës, shoqërinë civile dhe aktorët tjerë”, shkruan Tahiri.

Tahiri ka theksuar se Qeveria, ka hapur perspektivë të re në këtë fushë dhe janë mbi 50 vendime për bartje të pronës në funksion të zhvillimit dhe interesit publik.

“Karshi kësaj, zonat zhvillimore janë kthyer në potencial për Investime shembulli i parkut inovativ Gjerman në Prizren dhe Parkut Zhvillimorë Amerikan në Gjakovë dhe zonat e zhvillimit në komuna janë jo vetëm mundësi por hapa të sigurt në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të komunave dhe vendit”, ka shkruar Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Kalo në kategori