Një rrjet elektrik krejtësisht të ri ka shtrirë KEDS në fshatin Peqan të Suharekës. Me këtë investim është larguar përgjithmonë rreziku nga tensioni i lartë dhe në fshat është krijuar stabilitet energjetik.
Peqani shtrihet në pjesën veriore të Suharekës dhe banorët kryesisht merren me bujqësi dhe ndërtimtari. Me këtë investim të KEDS-it ata do të kenë një jetë më të mirë.
Për Faik Fandajn, pronar i një minimarketi, tani gjithçka është në rregull.
“Ma mirë s’ka si të jetë. E kanë rregulluar për merak. Rrezikun nga tensioni i lartë më nuk e kemi dhe jeta në fshat tash do të jetë më e mirë. Punëtorët i kanë kryer punët shumë mirë dhe pastër”, ka thënë Fandaj.
Për zbatimin e këtij projekti, KEDS ka vendosur dy trafostacione. Njëra me fuqi 250 kVA dhe një tjetër me kapacitet 160 kVA. Të gjitha shtyllat e vendosura janë nga betoni dhe janë shtrirë rrjet elektrik nëntokësor dhe ajror të tensionit të mesëm dhe të ulët dhe mbi 4000 m kabllo për kyçjet shtëpiake.
Janë mbi 400 familje që janë përfitues nga ky projekt.
Në anën tjetër të fshatit edhe banori Reshat Grulaj, shprehet tejet i kënaqur me punën dhe shërbimin e shpejtë të punëtorëve të KEDS-it.
“Non-stop kemi pasur probleme. Një shtyllë ishte rrëzuar njëherë prej motit të keq. Tash me punën që e kanë bërë nuk jena ma të rrezikuar dhe u bë shumë mirë”.
Grulaj gjithashtu lëvdon punëtorët e KEDS-it për gatishmërinë dhe shërbimin e shpejtë.
“Sa herë kemi pasur probleme me rrymë i kemi thirrur punëtorët e KEDS-it për ta rregulluar, gjithmonë kanë ardhur me kohë dhe për këtë i falënderoj shumë”, ka deklaruar Grulaj.
KEDS do të vazhdojë të shtrijë investimet në të gjithë vendin, duke u dhënë përparësi vendbanimeve që kanë rrjetin elektrik më të vjetruar dhe sipas Planit Zhvillimor të Shpërndarjes së Energjisë, parashihet që Kosova deri në vitin 2025 të bëhet me rrejt modern energjetik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës