LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Kosovën, Annabella Guardia Escoffery de Rubinoff.

Sipas njoftimit për media, Presidenti Thaçi e ka uruar ambasadoren e re të Panamasë për detyrën e re dhe e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme.

“I jemi mirënjohës Panamasë për mbështetjen e deritashme. Është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën dhe së bashku kemi ndërtuar një bashkëpunim shumë të mirë”, u shpreh presidenti Thaçi.


Në anën tjetër, ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Kosovën, Annabella Guardia Escoffery de Rubinoff, theksoi se Panamaja e mbështet Kosovën në konsolidimin e saj ndërkombëtar.

“I përkrahim përpjekjet për paqe dhe stabilitet të përhershëm në Kosovë dhe rajon. E mbështesim edhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë ambasadorja e re e Panamasë.

Sipas njoftimit, Presidenti Thaçi theksoi se të arriturat e deritashme të Kosovës janë edhe rezultat i mbështetjes së madhe të të gjitha shtetet tona mike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori