LAJMI I FUNDIT:

Për ta edukuar siç duhet fëmijën, provoni këto këshilla nga psikologu i njohur amerikan

Për ta edukuar siç duhet fëmijën, provoni këto këshilla nga psikologu i njohur amerikan

Rritja dhe edukimi i fëmijës janë gjëra të mbushura me sfida, por që padyshim se me vete bartin edhe kënaqësi.

Nëse qëllimi juaj është ta edukoni sa më mirë fëmijën, atëherë provoni t’i implementoni këshillat e psikologut amerikan Dr. Kevin Leman, i cili thotë se formula e artë mund të përmblidhet në disa këshilla, transmeton telegrafi.

1: Gjithmonë qëndroni konsistent në sjelljen tuaj, në mënyrë që fëmija ta dijë se jeni seriozë për atë çfarë thoni e bëni


2: Çdo herë përmbusheni atë çfarë thoni dhe asnjëherë mos devijoni nga ajo.

3: Në vend se të silleni me agresivitet, më mirë heshtni, mendoni, pastaj reagoni në formë adekuate.

4: Gjithmonë numëroni deri në dhjetë kur ballafaqoheni me një problem dhe pyeteni veten: Çfarë duhet të ndryshojë?

5: Asnjëherë mos i kërcënoni fëmijët.

6: Asnjëherë mos u zemëroni me fëmijët. Edhe nëse i humbni nervat, kërkoni falje fëmijës për çdo ofendim që mund ta keni bërë.

7: Mos u merrni me problemet e fëmijës, pasi që janë gjëra që fëmija duhet të merret vet me to në mënyrë që të zhvillohet.

8: Mos mendoni se sjellja e keqe do të zhduket, harroni pritshmëritë.

9: Mbajeni një shprehje të lumtur të fytyrës edhe atëherë kur jeni të nevrikosur. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sophia Loren së shpejti 90 vjeç:

Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: "Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot"

Psikoprofil
Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Flokë dhe stil
Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Ushqim i shëndetshëm
Çfarë ju thotë bebja kur ju godet fort në bark: Mund të reagojë ndaj zërit, por edhe të shijojë ushqimin

Çfarë ju thotë bebja kur ju godet fort në bark: Mund të reagojë ndaj zërit, por edhe të shijojë ushqimin

Shtatzëna
Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyr dhe pedikyr
Gërshet elegant për dy minuta

Gërshet elegant për dy minuta

Flokë dhe stil
Kalo në kategori