LAJMI I FUNDIT:

Alexis Tsipras përgatitet për vizitë zyrtare në Shkup

Alexis Tsipras përgatitet për vizitë zyrtare në Shkup

Kabineti i kryeministrit të Qeverisë së Greqisë, Alexis Tsipras, po punon në planifikimin e vizitës së tij në Shkup, që sipas disa mediumeve në Greqi pritet të ndodh në fillim të muajit të ardhshëm.

Mediumet greke shkruajnë se pas vizitës së Tsipras në Shkup, edhe Zoran Zaev do të udhëtojë për në Athinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Planet për vizitë në Shkup i ka zbuluar edhe vetë kryeministri grek gjatë fjalimit të tij në Forumin e Katërt Ekonomik në Delfi. Tsipras ka thënë se shumë shpejt do të jetë kryeministri i parë që zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga delegacion i biznesmenëve.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, gjatë një interviste për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve ka thënë se vizitën e Tsiprasit e pret në muajin mars ose prill dhe shtoi se edhe ai do ta vizitojë Athinën.

Ndryshe, marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit u përmirësuan pas arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit, e cila u nënshkrua në Prespë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori