Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka premtuar se deri në fund të kësaj jave Kombinati Metalurgjik “Trepça” do të regjistrohet si shoqëri aksionare. Regjistrimi bëhet pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, javë më parë, të statutit të “Trepçës”, që i hapi rrugë regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind të punonjësve të “Trepçës”.
Kombinati Metalurgjik “Trepça” nuk mund të pengohet nga askush për t’u regjistruar si shoqëri aksionare. Ndonëse serbët e pjesës së veriut kanë tentuar për diçka të tillë. Bordi i “Trepçës”, i cili përbëhet nga 6 anëtarë të emëruar nga qeveria, pritet të kompletohet edhe me tre anëtarë të komunitetit serb, kjo për shkak se njëra Njësia e Trepçës gjendet në Veri.
Ardian Syla, kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, ka thënë për Radio Kosovën se ka pasur kundërshtime nga ana e serbëve lidhur me procesin e regjistrimit të “Trepçës”, mirëpo me 1 mars është dorëzuar aplikacioni i regjistrimit dhe shumë shpejt pritet të përfundojë ky proces.
“Me datën 1 mars kemi dorëzuar aplikacionin pranë Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës. Për shkak të volumit të madh të dokumentacionit që është kërkuar, siç janë edhe kopjet e letërnjoftimit të punëtorëve, jemi në pritje të evaluimit të këtij aplikacioni nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, më saktësisht të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve, e që shumë shpejt këto ditë do ta kemi një përgjigjeje lidhur me procesin e regjistrimit të Ndërmarrjes “Trepça”, shoqëri aksionare”, tha Syla.
Ligji parasheh që të gjitha njësitë në veri dhe jug të operojnë në një ndërmarrje. Ne do t’i kryejmë të gjitha obligimet tona dhe lidhur me ketë janë njoftuar edhe institucionet e Kosovës, është shprehur kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla.
Ndërkaq ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i ka thënë Radio Kosovës se teket e disa personave që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e “Trepçës”, nuk mund ta pengojnë zhvillimin e saj. Lluka, madje thotë se brenda javës do të merret certifikata e biznesit të “Trepçës”.
“Ne kemi bërë kërkesë që të gjithë punëtorët të jenë pjesë e aksioneve që u takojnë, pa marrë parasysh nga cila pjesë e Kosovës vijnë. Kjo listë është fillestare për regjistrimit e punëtorëve të “Trepçës” dhe nuk është përfundimtare, mund të ndryshojë kurdo që punëtorët në veri mund të ndjehen komod për të qenë pjesë e asaj që u takon, mund të bashkëngjiten. Nuk mund të ndalemi me regjistrimin dhe zhvillimin e “Trepçës” vetëm për teke të disa personave që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e saj. Prandaj, procesi si përmbledhje është duke vazhduar dhe në fund të kësaj jave do ta kemi certifikatën”, ka thënë ai.
Ministri Lluka ka shtuar se interesimi i investitorëve të huaj asnjëherë nuk ka qenë më i madh. Ai tha se bashkë me kryesuesin e Bordit të “Trepçës”, gjenden në Kanada për të takuar biznese të ndryshme e siç thotë ai, në shtator një delegacion kanadez do të vijë në Kosovë për të shikuar mundësitë e investimit me fokus “Trepçën”. Ministri Lluka tha se zhvillimin e “Trepçës” në tërësi nuk mund ta ndalë askush. /RadioKosova/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?