LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska në Washington: Është koha të tregojmë rezultate të brendshme

Sheqerinska në Washington: Është koha të tregojmë rezultate të brendshme

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, në ditën e parë të vizitës u takua me përfaqësues të Pentagonit dhe mori pjesë në Konferencën për ndërtim të integritetit të NATO-s, ku edhe mbajti ligjeratë në Universitetin të Mbrojtjes Kombëtare.

“Qëllimi i vizitës është të sigurojë mbështetje për përshpejtimin e procesit të ratifikimit të Protokollit për Anëtarësim,” tha ministrja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se në vitin e kaluar janë arritur të sigurohen qëllimet strategjike, të marret ftesa për anëtarësim në NATO dhe të nënshkruhet protokollin e anëtarësimit.


“Tani është e nevojshme, me të njëjtin përqendrim, energji dhe angazhim të tregojmë rezultatet e brendshme, por gjithashtu të sigurojmë ratifikimin e shpejtë të protokollit. Objektivi kryesor që ne kemi gjatë vizitës në Washington është pikërisht kjo, të sigurojmë dhe vazhdojmë dialogun me përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, por edhe për t’u takuar me senatorë, kongresmenë dhe personalitete me ndikim dhe “think-tank-e” që mund të përshpejtojnë dhe lehtësojnë procesin e ratifikimit”, tha Sheqerinska.

Në Konferencën për ndërtim të integriteti, që mbahet nën moton “Ndërtimi institucioneve të forta dhe rezistente për të forcuar partneritetin tonë”, në panel me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë – ambasadorin Alejandro Alvargonzalez, Shekerinska diskutoi sfidat që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në fushën e mbrojtjes.

Konferenca për ndërtim të integritetit e NATO-s është një ngjarje e rregullt që zhvillohet çdo dy vjet, ku përfaqësuesit e lartë të shteteve anëtare dhe partnerëve të NATO-s, OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve shkëmbejnë pikëpamjet mbi praktikat më të mira në luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të integritetit të institucioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Siguri
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Kronika e Zezë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori