LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Shteti do t’i merr ingerencat për plazhet në Liqenin e Ohrit

Sugareski: Shteti do t’i merr ingerencat për plazhet në Liqenin e Ohrit

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pret që javën e ardhshme të fillojë procedura kuvendore për ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore ku do të mundësohet që shteti t’i ndërmarrë ingerencat e komunave Ohër, Strugë dhe Debarcë mbi bregun e Liqenit të Ohrit, gjegjësisht ekonomizimin me plazhet.

“Këtë e paralajmërova në tribunë këtu në Ohër së bashku me kryeministrin Zoran Zaev. Pres që javën e ardhshme në Kuvend të hyjë ligji, që do të thotë se kompetencat e bregut dhe plazheve të jenë nën ingerenca të shtetit, e jo në nivel lokal”, tha Sugareski duke sqaruar se kjo bëhet me arsye që që autoritetet lokale nuk mund të përballen e problemet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me këtë si transferi i ingerencave do të reflektohet mbi sezonin e ardhshëm turistik, nga aspekti i dhënies së plazheve nën koncesion, Sugareski shfaqi bindje se ka hapësirë kohore që e gjitha të përfundojë në një rend më të mirë.


“Pres që ligji të miratohet shpejt, por një pjesë e punëve nuk varen nga Qeveria por edhe nga Kuvendi”, tha ai, duke theksuar se se asnjë ndërtim pa leje nuk do të tolerohet, pavarësisht nën ingerenca të të cilit ka qenë toka e dhënë për ekonomizim.

Ushtruesi i detyrës kryetar i Komunës së Ohrit Konstatin Georgieski, theksoi se praktika nga e kaluara ka treguar se komunat kanë vështirësi në menaxhimin e plazheve të Liqenit të Ohrit, për shkak të siç tha, mospërputhjeve të caktuara në sistem, lëshimeve të bëra në të kaluarën, deri te aktivitetet e palejuara të koncesionerëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori