LAJMI I FUNDIT:

Boshnjakovski: Nuk do të ndryshohet himni i Maqedonisë

Boshnjakovski: Nuk do të ndryshohet himni i Maqedonisë

Riemërimi i institucioneve shtetërore, publike të financuar nga buxheti i shtetit është bërë në bazë të tri kritereve. Ngel të shihet vetëm se si do të vendoset për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, për të cilën në rrjedhë janë konsultimet.

“Dje kemi miratuar vendim se Regjistri Qendror do t’i bëjë këto ndryshime dhe do t’i shkruaj emrat e ri, ndërsa shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta do të vendos tabelat e reja në institucione”, tha sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Boshnjakovski sqaroi se në institucionet ku përmendet fjala “Republika e Maqedonisë”, do të ndryshohen në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Mbiemri “maqedonas” do të qëndrojë vetëm tek ato institucione me të cilat identifikohet identiteti maqedonas.


Boshnjakovski tha se nuk do të ketë ndryshim të himnit, ndërsa ngelin edhe emrat e qyteteve si Makedonski Brod, Makedonska Kamenica./Telegrafi/