Meshkujt ndihen të kërcënuar nga femrat inteligjente, të fuqishme e të pavarura
Nuk ka dyshim se shumica e meshkujve preferojnë femra të buta e delikate. Mund ta mohoni sado që dëshironi, por është fakt i njohur se meshkujt më parë do të zgjedhnin një të dashur të ndjeshme e femërore sesa një femër “alfa” e të fortë.
Ngjashëm ka qenë edhe në kohërat para-historike. Dhe kjo është ajo çfarë është integruar në ADN-të tona qysh prej fillimit të kohës. Pra, ka të bëjë shumë me lindjen dhe qëllimin e ekzistencës sonë, transmeton Telegrafi.
Por, ndonëse kodet tona gjenetike janë programuar në atë mënyrë, pyetja ende mbetet…
A janë meshkujt të tërhequr nga femrat e buta e femërore për shkak se gjenetikisht janë të programuar të jenë “gjinia më e fortë”, apo thjeshtë ka të bëjë me atë se ndihen të kërcënuar nga femrat që janë më të fuqishme dhe më inteligjente sesa ata?
Fatmirësisht, shkenca ka përgjigje për këtë pyetje interesante.
Janë kryer shumë studime të cilat sugjerojnë se numri i meshkujve të cilët faktikisht do të dëshironin të ishin në lidhje me një zonjë të fuqishme e të mençur, është më i vogël sesa ç’pëlqejmë të mendojmë.
Një studim interesant, i kryer nga hulumtuesit amerikanë, ka treguar se meshkujt vërtet ndihen të joshur nga femrat më inteligjente dhe më kompetente sesa ata, por vetëm nëse ato femra janë të distancuara fizikisht nga to. Pra, kur është fjala të jenë në lidhje me ato femra, meshkujt nuk preferojnë të jenë në lidhje me një femër më të mençur.
Sipas hulumtuesve, arsyeja se përse meshkujt vërtet ndihen të kërcënuar nga femrat e fuqishme, të forta e inteligjente, ka të bëjë me arsyen që femrat e tilla janë të “rrezikshme” për egon mashkullore. Për ta ruajtur egon, meshkujt e bëjnë më të mirën për t’u distancuar nga femrat që janë më të mira sesa ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje