LAJMI I FUNDIT:

BERZH shënon Ditën botërore të efiçiencës së energjisë

BERZH shënon Ditën botërore të efiçiencës së energjisë

Me 5 mars, BERZH shënon ditën botërore të efiçiencës së energjisë, ditë kjo e cila po shënohet në të gjithë botën sot.

Sipas njoftimit për medie, në përputhje me përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar ndryshimet klimatike dhe kompetencat e veçanta të BERZH-it në fushën e energjisë së qëndrueshme, BERZH mbështet si prioritet përmirësimet në efikasitetin e energjisë dhe kursimet e energjisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Masat e efiçiencës së energjisë kanë për qëllim të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike dhe termike në familje dhe të rrisin komoditetin dhe cilësinë e jetës së njerëzve. Çdo familje mund të konsumojë energji në mënyrë efikase duke kursyer para dhe duke reduktuar ndotjen e ajrit në të njëjtën kohë. Duke përdorur teknologji efikase për energji, siç janë dritaret dhe dyert me energji të efektshme, sistemet e ngrohjes / ftohjes dhe sistemet e përdorura për izolim, familjet mund të reduktojnë ndjeshëm kostot vjetore të energjisë, ta mbajnë shtëpinë të pastër gjatë gjithë sezonit të dimrit dhe të gëzojnë edhe më të ftohtët ditë duke kontrolluar temperaturën e shtëpisë në vetvete”, thuhet në njoftim.


BERZH njofton se intensiteti i konsumit të energjisë në Kosovë është tre herë më i lartë se ai në BE.

“Shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës jetojnë në shtëpi private kështu që është shumë e nevojshme të zbatohen masat e efiçiencës së energjisë në sektorin e banimit, duke pasur parasysh faktin se ky sektor ka potencialin më të madh për kursimin e energjisë dhe parave. Shtëpitë dhe ndërtesat e banimit në Kosovë janë kryesisht të vjetra, sistemet e ngrohjes dhe ftohjes janë të konsumuara dhe pa izolim. Si pjesë e përzierjes së përgjithshme të energjisë, sektori i banimit përbën më shumë se 50 për qind të konsumit të energjisë, veçanërisht gjatë 20 viteve të fundit. Prandaj, është shumë e nevojshme të zbatohen masat e efiçiencës së energjisë në sektorin e banimit, duke pasur parasysh faktin se ky sektor ka potencialin më të madh për kursimin e energjisë dhe parave”, thuhet në komunikatë.

BERZHI përmes njoftimit tregon disa masa për të ruajtur energjinë.

“Duke zbatuar tri masa efikase për energji – dritare PVC, pompë ajri dhe izolimin e mureve të jashtme, është e mundur të zvogëlohet konsumi i energjisë me 76 për qind dhe të kurseni deri në 1.922 euro në vit në një shtëpi prej 140 m2 (shembull). Për të ndihmuar secilin banor të Kosovës të shikojë se sa energji dhe kosto mund të sjellin në familjen e tyre, por me teknologji të përballueshme, EBRD GEFF ka zhvilluar një Kalkulator për kursimet e energjisë i cili është i disponueshëm në këtë link: ëëë.ebrdgeff.com/kosovo. Pronarët e shtëpive tani mund të llogarisin kursimet e tyre dhe të shikojnë se cilat teknologji do të rrisin më së shumti efikasitetin e energjisë në shtëpinë e tyre”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas BERZH-it programi Kreditor për Financim të Ekonomisë së Gjelbër të BERZH (GEFF) siguron financim për investimet e ekonomisë së gjelbër në sektorin e banesave si dhe për bizneset që ofrojnë teknologjitë dhe shërbimet e energjisë dhe teknologjitë e ripërtëritshme të energjisë për familjet nëpërmjet bankave partnere lokale.

“Për të bërë listën e produkteve të pranueshme për financim në dispozicion të klientëve në të gjithë Kosovën, BERZH ka zhvilluar teknologjinë e përzgjedhësit të teknologjisë, një platformë online që liston teknologjitë e gjelbra më të mira që përmirësojnë efikasitetin e energjisë të shtëpive dhe apartamenteve. Lista është në dispozicion në ebrdgeff.com/kosovo/ts. BERZH GEFF u mundësua me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE), Ministrisë së Financave të Austrisë (BMF) dhe Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), si dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë (ECS)”, thuhet në njoftim/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori