LAJMI I FUNDIT:

Gabim në përkthim apo u pendua Vuçiq – cila është e vërteta për deklaratën rreth njohjes së Kosovës?

Gabim në përkthim apo u pendua Vuçiq – cila është e vërteta për deklaratën rreth njohjes së Kosovës?

Ishte një lajm që bëri bujë të madhe. Pas njëzet viteve të luftës dhe negociatave të pafrytshme, një president i Serbisë – dhe një që ka pushtet absolut – la të kuptohet se më në fund, Serbia mund ta njohë Kosovën.

“Nuk mund ta njohim Kosovën, e të mos marrim ndonjë gjë nga ana tjetër”, raportoi të hënën pasdite agjencia e lajmeve Beta e Beogradit një përgjigje kyçe të Aleksandar Vuçiqit nga një intervistë për agjencinë italiane ANSA.

Ky formulim është interpretuar lehtë se “Vuçiq nuk e përjashton njohjen e mundshme të pavarësisë së Kosovës”.


Kështu, kjo deklaratë u shpërnda edhe nga mediat në Kosovë, por edhe nga media të njohura botërore.

Vuçiq paralajmëron mundësinë e njohjes së Kosovës
Lexo po ashtu Vuçiq paralajmëron mundësinë e njohjes së Kosovës

Por siç shkruan Deutsche Welle, vesioni në gjuhën serbe, problemi është se në kohën e publikimit të në media të ndryshme, ANSA italiane dhe pastaj Beta serbe kryesisht e kanë korrigjuar “versionin origjinal”.

“Kishte probleme në interpretim, siç është shpesh rasti me gjuhët e huaja. Në koordinim me Zyrën e Presidentit, ne kemi vendosur për të korrigjuar lajmin”, ka thënë për Deutsche Welle, Franco Quintana, korrespondent i ANSA në Beograd.

Dhe siç shkruan tutje ky medium, versioni i korrigjuar thotë: “Nëse nuk arrihet një marrëveshje kompromisi mbi Kosovën do të jetë një katastrofë”.

Presidenti i Serbisë është i bindur se “ne mund të arrijnë një zgjidhje me ndihmën e miqve evropianë dhe me mbështetje të Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve të tjera”.

Ndonëse një deklaratë e tillë tanimë mohohet, ajo ka marrë dhenë, dhe çfarë pritet në vazhdim është të komentohet, nëse ishte “një gabim” apo një “vetëdijesim” i Vuçiqit për “gabimin e bërë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori