LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit.

Seanca e kaluar më 28 mars u anulua për shkak mosdorëzimit të ekspertizave nga ekspertët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Më 7 shkurt, u bë rekonstruktimi i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit të cilët dy janë në paraburgim ndërsa i treti në arrati vitin e kaluar më 29 korrik e kanë rrahur Sazdovskin në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e marra, Saszdovski më 9 korrik ndërroi jetë. Dy të dyshuarit janë në burgun e “Shkupit, ndërsa për të dyshuarin e tretë është lëshuar flet arrest ndërkombëtar./Telegrafi/